Vozitësja e një veture ka marrë lëndime trupore pasi është vet-aksidentuar sot rreth orës 13:00 në rrugën “Ahmet Krasniqi”, në Prishtinë.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Sipas saj, e lënduara është dërguar për trajtim mjekësor.
“Rreth orës 13:00, është pranuar informata për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën ‘Ahmet Krasniqi’ në Prishtinë.
“Në këtë aksident është përfshirë një automjet dhe si pasojë vozitësja është lënduar dhe e njëjta është dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë Ahmeti.
Ndërkaq ajo shtoi se njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij vet-aksidenti.