Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person pasditen e së enjtes është gjetur i shtrirë skaj rrugës “Mërgimtarët e Gjilanit” në qytetin e Gjilanit. Ekipet e emergjencës dhe policia kanë konfirmuar se viktima, shtetas i Kosovës i lindur në vitin 1987, ishte pa shenja jete.
Ndërkaq, sipas burimeve jo zyrtare të Dukagjinit, viktima me inicialet S., O., ka qenë ish i burgosur në Shqipëri, teksa dyshimet e para janë që vrasja ka ndodhur si pasojë e “qerimeve të hesapeve” me një grup tjetër. Te dyshuarit janë larguar me biçikleta.
Nga hetimet fillestare, dyshohet se viktima 37-vjeçar është qëlluar me armë zjarri.
“Ju njoftoj se me datën 07.11.2024 rreth orës 13:52 kemi pranuar informacion se një person është i shtrirë skaj rrugës ”Mërgimtarët e Gjilanit” në qytetin e Gjilanit. Njësitet policore relevante kanë dalë me urgjencë në vendin e ngjarjes se bashku me një ekip nga emergjenca e spitalit të Gjilanit të cilët ka konstatuar se viktima është pa shenja jete. Nga hetimet e para dyshohet se viktima shtetas i Kosovës i vitit të lindjes 1987 është qëlluar nga armë zjarri”, thuhet për Dukagjinin nga ana e Policisë.
Njësiti i hetimeve rajonale, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, ka nisur hetimet për identifikimin e personave të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të rastit.
Trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Prishtinë.