Lekaj për Qeverinë Kurti: Mospunën e tyre po e shndërrojnë në kritikë për ish-qeveritë

Deputeti Pal Lekaj kritikoi Qeverinë Kurti për mospërfundimin e rrugës Prishtinë–Gjilan. Lekaj akuzoi kabinetin Kurti për paaftësi në zbatimin e projekteve kapitale

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj, ka kritikuar Qeverinë Kurti për mos përfundimin e rrugës Prishtinë–Gjilan, duke e akuzuar për paaftësi në realizimin e investimeve kapitale.

Sipas tij, Qeveria Kurti ka pasur mundësinë të ecë përpara me projektin, pasi rruga është shpallur me interes nacional dhe nuk ka arsye që të mos përfundohet brenda afateve të përcaktuara.

“Traseja nuk ka ndryshuar. Elaborati i njëjtë i shpronësimeve është. Kontratat janë të lidhur dhe çka ka aty ndonjë problem. Sa i përket pronave, që merret ministria e Ambientit, është ministria e Financave që e cakton çmimin dhe ajo shkon komplet në Qeveri, dhe qeveria vendos. Ankesat mund t’i zgjidh problmemet gjykata. Por nuk ndalet sepse është shpallë interes nacional ajo rrugë. Dhe nuk nuk ka kush që e pengon”, ka thënë Lekaj në FIVE të Dukagjinit.

Lekaj kritikoi gjithashtu për mungesën e investimeve kapitale, duke thënë se qeveria nuk ka arritur të shpenzojë fondet e parashikuara për projekte infrastrukturore.

“Prapë po e them janë mësuar që mospunën e tyre ta shndërrojnë në kritikë për ish-qeveritë. Sikur me pas punu, do të përfundonte para dy vitesh me kontratë. Dhe kaluan katër vite askush nuk janë në horizont. Edhe vetë kryeministrit ka caktuar data dhe ku jemi sot…

Problemi është së këta s’kanë ditë më punu, s’dinë me punu. Dhe nuk akne qenë në gjene më shpenzu parat që po u rrinë”, ka shtuar Lekaj.

Sipas Lekajt, mospërfundimi i rrugës Prishtinë–Gjilan është shembull i paaftësisë së qeverisë aktuale.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” do të promovojë serinë e lektyrave shkollore në Tiranë

Për të gjithë ju, mësimdhënës, pedagogë, prindër, fëmijë; lexues të letërsisë për fëmijë, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar që më datën 16 nëntor, ditën...

Votohet buxheti për vitin 2025

Me pesë vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Komisioni parlamentar për Buxhet, Punë dhe Transfere ka votuar buxhetin për vitin 2025. Buxheti prej 3.6...

Trump, presidenti i ri i SHBA-së

Kandidati i republikanëve, Donald Trumpit është fituesi i zgjedhjeve presidenciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës . Ai ka tejkaluar pragun prej 270 vendeve të...

Të fundit nga rubrika