Policia e Kosovës, përmes raportit 24-orësh ka bërë të ditur se gjatë 24-orëve të fundit në Kosovë, kanë ndodhur shtatë raste të dhunës në familje.
Një rast dhune ka ndodhur në Fushë Kosovë, dy raste në Prishtinë, dy raste në Pejë, një në Deçan dhe një në Gjakovë.
Ndërsa, janë arrestuar 4 persona dhe një person ndodhet në arrati.
DHUNË NË FAMILJE
· Fushë Kosovë 06.11.2024 – 22:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës femër kosovare si dhe e ka kërcënuar verbalisht. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
· Prishtinë 06.10.2024 – 20:50. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë psikike ndaj ankueses femër kosovare. Në konsultim me prokurorin i dyshuari është intervistuar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
· Prishtinë / 07.11.2024-22:30. Dy të dyshuarit një mashkull dhe një femër kosovare dyshohet se pas një mosmarrëveshje janë rrahur-sulmuar në mes vete. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt. Rasti nën hetime.
DHUNË NË FAMILJE
· Pejë / 07.11.2024 – 00:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se i njëjti dyshohet se kishte shkaktuar dhunë psikike dhe fizike ndaj viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
· Pejë / 04.11.2024 – 16:30. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës femër kosovare. I dyshuari gjendet në arrati, rasti nën hetime.
· Deçan / 07.11.2024-11. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka shkaktuar dhunë fizike dhe psikike ndaj familjes së tij. Gjatë kontrollit në shtëpinë tij i është gjetur dhe konfiskuar një armë me leje përkatëse pronë e të dyshuarit. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje
DHUNË NË FAMILJE
Gjakovë / 04.11.2024 – 16:30. Më 07.11.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se i njëjti dyshohet se kishte shkaktuar dhunë psikike ndaj viktimës mashkull kosovar. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.