Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh ka njoftuar se ka kontrolluar disa lagje dhe dy shtëpi në qytetin e Gjilanit, në kuadër të hetimeve për vrasjen e 37-vjeçarit, S.O.
Në raport thuhet se me vendim të prokurorit, të enjten janë kontrolluar dy shtëpi.
“Lidhur me rastin, vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Po ashtu në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhojë, ku me vendim të prokurorit janë kontrolluar disa lagje të qytetit përfshirë edhe dy shtëpi. Në lidhje me rastin në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, prokurori dhe zyrtarët nga IML”, thuhet në raportin e policisë.
Ndryshe pasditën e së enjtes 37-vjeçari u gjet pa shenja jete në rrugën “Mërgimtarët e Gjilanit”.
Gjendet i vdekur një 37-vjeçar në Gjilan, dyshohet se u qëllua me armë zjarri