Presidentja e vendit, Vjosa Osmani është takuar me kryeministren e Letonisë, Evika Silina.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Osmani ka shkruar se Letonia është një partner i fuqishëm i Kosovës, duke përkrahur jo vetëm shtetndërtimin, por edhe përpjekjet e vendit për integrimin euroatlantik.
Teksa ka shtuar se kanë diskutuar edhe për përkushtimin e Kosovës për të avancuar drejtë rrugës evropiane.
“Me kryeministren Evika Siliņa, biseduam për përkushtimin tonë të palëkundur për të avancuar në rrugën tonë evropiane, me theks të veçantë për anëtarësimin e Kosovës në KiE, heqjen e masave ndaj Kosovës, si dhe për ecjen përpara me statusin e kandidatit për vendin tonë”, shkruan Osmani.