Sulmi rus me dronë shkakton viktima dhe dëme në Odesa të Ukrainës

Fasada e shkatërruar e një ndërtese banimi në rajonin Odesa të Ukrainës që u godit nga një raketë mbrëmjen e së enjtes së 30 qershorit

Dronët rusë e sulmuan gjatë natës qytetit port të Ukrainës, Odesa, duke e vrarë një person dhe duke i plagosur 13 të tjerë, tha të shtunën guvernatori rajonal, Oleh Kiper.

Disa ndërtesa banimi, shtëpi, ndërtesa komerciale dhe dhjetëra vetura private u dëmtuan nga ky sulm rus me dronë, i cili ishte i dyti radhazi në dy ditët e fundit në Odesa, tha Kiper.

“Armiku i sulmoi përsëri me dronë Odesën dhe rajonin afër gjatë kësja nate. Një person u vra dhe 13 të tjerë u plagosën. Në mesin e të plagosurve janë dy fëmijë”, tha ai në Telegram.

Prokurorët thanë se fëmijët e plagosur janë djem të moshës 4 dhe 16 vjeçe, përkatësisht.Rusia sulmoi me 51 dronë, duke e përqendruar sulmin e saj në Odesa dhe rajonin përreth në jug të Ukrainës, tha forca ajrore ukrainase, duke shtuar se njësitet ukrainase të mbrojtjes ajrore i rrëzuan 32 dronë rusë.

Dronët rusë gjithashtu shkaktuan zjarr të madh në një nga distriktet e Odesës, raportoi transmetuesi publik Suspilne, duke cituar banorët.

Media të tjera në qytet postuan pamje që shfaqin makina dhe ndërtesa në zjarr dhe tym të dendur që ngrihej drejt qiellit.

Forcat e Moskës i kanë intensifikuar sulmet ajrore ndaj qyteteve dhe fshatrave ukrainase, duke dërguar turma dronësh pothuajse çdo natë.

Ushtria e Ukrainës tha se Rusia lëshoi më shumë se 2.000 dronë sulmues ndaj objektivave civile dhe ushtarake në tetor.

Moska thotë se nuk i sulmon civilët. Por, Misioni Vëzhgues për të Drejtat e Njeriut i OKB-së në Ukrainë i ka verifikuar 11.743 civilë të vdekur nga dhuna e lidhur me konfliktin prej se nisi pushtimi i plotë i Ukrainës nga Rusia në shkurt 2022 deri në fund të gushtit të këtij viti.

Qeveria ukrainase thotë se numri i të vdekurve mund të jetë shumë më i lartë për shkak të vështirësive për të arritur në disa pjesë të vendit./Radio Evropa e Lire

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika