Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte ku temë diskutimi ka qenë edhe gjendja e sigurisë në vendin tonë.
Osmani ka thënë se me Rutte ka biseduar edhe për rolin e kontributin e KFOR-it për paqe e siguri në vendin tonë.
“Diskutime të vazhdueshme me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, për situatën e sigurisë në Kosovë, si dhe rolin e kontributin e KFOR-it për paqe e siguri në vendin tonë”, ka shkruar Osmani.
Presidentja Osmani në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Budapest ka zhvilluar po ashtu edhe takime tjera të shumta me krerët e vendeve perëndimore.