Hamza: Rreth 250 student shqiptar nga universitetet më të mira gjermane iu bashkuan ekipit tim

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza, ka njoftuar se afër 250 studentë që janë pjesë e universiteteve më të mira në Gjermani, sot në Munich i janë bashkuar ekipit të tij dhe përpjekjeve për ta bërë Kosovën më të mirë.

Hamza ka thënë se të gjithë ata duan ta japin kontributin e tyre edhe për zhvillimin e Kosovës.

“Afër 250 studentë që janë pjesë e universiteteve më të mira në Gjermani, sot në Munich iu bashkuan ekipit tim dhe përpjekjeve për ta bërë Kosovën më të mirë. Secili prej tyre ka rrëfime të suksesit. Secili prej tyre është pjesë e kulturës dhe zhvillimit ekonomik aty ku jeton. Ata kanë arritur të integrohen, të bëhen konkurrues dhe të krijojnë ndërmarrje me dhjetëra të punësuar. Por, pandashëm, me shpirt e zemër, duan ta japin kontributin e tyre edhe për zhvillimin e Kosovës, për atdheun tonë të përbashkët. Me diasporën, Kosova mundet ma mirë!”, ka shkruar Hamza.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika