Ema Islami është një këngëtare e re me një zë të fuqishëm, e plot potencial. E ftuar në emisionin “Super TreN’D” me Drilonën dhe Mirdonin, në Radio Dukagjini, artistja promovoi këngën e saj.
Ajo ka treguar se pasionin e saj për muzikën e ka nisur me ripërpunimin e këngëve tjera si cover, për të vazhduar me punimin e këngëve të saj.
Islami foli edhe për këngën e saj më të re që e ka publikuar sot. Kënga titullohet “Lej ti fjaltë“, për të cilën deklaroi se është ndarë shumë e kënaqur, dhe ka pasur një përgjigje pozitive nga publiku.
Ajo tregoi se ndryshe nga herët e kaluara, kur baladat kanë qenë zgjedhja e saj e këndimit, kënga e re është më ritmike.
Emisioni “Super Tren’d”, transmetohet çdo të martë në Radio Dukagjini për plot 3 orë.