Bie numri i vrasjeve dhe disa rasteve të tjera penale në Kosovë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se për nëntë muaj të këtij viti ka rënë për 1.23 për qind numri i përgjithshëm i rasteve. Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, kanë ndodhur më pak vrasje, më pak lëndime trupore, si dhe më pak vjedhje. Por, janë shtuar dukshëm rastet e dhunës në familje

Numri i vrasjeve gjatë në Kosovë ka pësuar rënie, krahasuar me vitin e 2023.

Në disa statistika të publikuara nga Policia e Kosovës për periudhën janar-shtator të këtij viti, pos tyre është parë që ka pasur edhe më pak raste të veprave penale, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Nga 25 raste të vrasjeve më 2023, sivjet për nëntë muaj kanë ndodhur raste të tilla.

Rastet e vjedhjeve të rënda kanë shënuar rënie, nga 2082 në 1592 raste.

Sipas njohësit të çështjeve të sigurisë, Drizan Shala, ulja e numrit të rasteve penale është edhe si shkak i efektivitetit të Policisë së Kosovës.

“Mund të themi që Policia e Kosovës ka filluar të reflektoj dhe ka rritur kapacitetet e saja për të marr masa preventive dhe për të minimizuar aktivitetet të cilat kanë quar deri tek cenimi i sigurisë publike qoftë tek vrasjet, qoftë tek çështjet e trafikut por që me theks të veçantë Drejtori i Policisë së Kosovës e ka vë situatën tek dhuna në familje e cila e ka një rritje të punës dhe angazhimit të Policisë përgjatë këtij viti”, ka thënë Drizan Shala – Njohës i Sigurisë.

Por kthesë të kundërt kanë marrë rastet më të raportuara në vendin tonë, ato të dhunës në familje. Ato kanë shënuar rritje për 4.4 për qind sivjet.

Në këtë prezantim të të dhënave janë paraqitur edhe aksidentet të trafik.

Edhe këtu ka ulje të rasteve.

Numri i aksidenteve në përgjithësi ka shënuar rënie për 2.4%  e numri i aksidenteve me fatalitet, ka shënuar rënie për 14.5%.

Por, këto të dhëna përshtypje nuk po i bëjnë ekspertit të komunikacionit, Nol Dedaj. Madje ai pretendon se ato janë të pavërteta.

“Është e kundërta, për fatin tonë të keq, meqenëse janë shtuar tiketat krahasuar me vitin e kaluar dhe në bazë të analizës, në qoftë se shtohen gjobat atëherë duhet me qenë edhe masat preventive për parandalimin e aksidenteve. Derisa na kemi aksidente shumë ma shumë po vërehet që ligji për gjobat, shtrenjtimi i tyre nuk po e jep më efektin edhe frytin e vet. Kjo tregon që as Policia as shteti nuk janë duke u marr me masa preventive”, ka thënë Nol Dedaj – Ekspert i Komunikacionit.

Për 9 muaj të këtij viti, Policia e Kosovës po ashtu ka njoftuar që është rritur numri i armëve të konfiskuara, e edhe numri i të arrestuarve dhe personave të ndaluar.

Shija e redaktorit

Trump emëron senatorin Marco Rubio për postin e sekretarit të...

Presidenti i zgjedhur Donald Trump njoftoi të mërkurën se ka emëruar senatorin republikan Marco Rubio për postin e sekretarit të Shtetit, në administratën e...

FSK-ja sot organizon Ditën e Vizitorëve, pjesëmarrëse edhe Osmani

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), këtë të martë, 12 nëntor, organizon Ditën e Vizitorëve, ku aty pritet të marrë pjesë edhe presidentja Vjosa...

“Dukagjini” do të promovojë në Tiranë librin “Ciceroni shqiptar i...

Panairi i 27-të i Librit në Tiranë po afrohet. Ashtu si çdo vit tjetër, do të marrë pjesë edhe shtëpia botuese “Dukagjini”, e cila...

Të fundit nga rubrika