Rafuna: Shqetësuese mos-shpenzimi i buxhetit për investime kapitale

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Lulzim Rafuna, ka adresuar kritika ndaj Qeverisë Kurti për shpenzim të vogël të buxhetit për investime kapitale.

Rafuna ka thënë se mjetet e parapara për investime kapitale që kapin shifrën prej 800 milionë euro, është dashur të shpenzohen, madje edhe të rritet kjo shumë.

“Shpenzimet të cilat janë të parapara në Ligjin e Buxhetit që janë mbi 800 milionë për investime kapitale, është dashur që përveç asaj shumës, ajo shumë të rritet, të ketë edhe më shumë investime se ato janë infuzioni më i mirë për ekonominë tonë, është i mirë për biznesin tonë dhe kanë efekt shumë qarkor sepse ndikon tek të gjithë për të mirë. Kërkesa jonë prej fillimit ka qenë që së paku nëse nuk mundesh me rrit ose me sjellë investime tjera kualitative, së paku këto që janë të parapara në Ligjin e Buxhetit që sillen mbi 800 milionë, të shpenzohen pra të mos mbesin një lloj suficiti në buxhetin e shtetit por të shpenzohen për ato projekte të cilat janë të parapara në Ligjin e Buxhetit që është aprovuar”, ka thënë Rafuna.

Shqetësim tjetër për Rafunën është edhe deficiti i lartë tregtar, ndërsa shprehet i gatshëm që si Odë të ofrojë ekspertizë për të ndërmarrë masa në mënyrë të rritet prodhimtaria e produkteve kosovare.

“Deficiti i lartë tregtar tani ka arrit vlerën e rreth 6 miliardë që importojmë, ndërsa eksportojmë vetëm 800 milionë. Këto dy vitet e fundit nuk është që ka një ngritje të theksuar eksporti, e mbulojmë me 15 për qind deficitin tregtar që është shumë e vogël dhe ne si Odë kemi ofruar gjithë ekspertizën tonë për Qeverinë e Kosovës të cilët janë sponsorë të ligjeve në mënyrë që t’i identifikojmë se në cilën sektorë jemi konkurrues dhe të merren masa të politikës fiskale e administrative por pse jo edhe masa tjera që ta ndihmojmë këta sektorë që të zhvillohen edhe më tutje dhe ta rrisim prodhimtarinë e produkteve tona kosovare që dalin jo vetëm në tregun rajonal por edhe dalin në tregun evropian kur tani jemi bërë pjesë e të gjitha marrëveshjeve që dalin prej Procesit të Berlinit”, ka deklaruar Rafuna.

Kreu i OEK-ut ka thënë se Kosova nuk po arrin që të shfrytëzoje potencialin e saj e që janë burimet njerëzore. Kjo, sipas tij e ndihmon në përmirësimin e bilancit tregtar.

“Ne kemi shumë potencial, kemi mundësi shumë të madhe. Potenciali më i madh që e kemi janë ende burimet njerëzore, pra të rinjtë dhe të rejat. Te mallrat ne kemi deficitit tregtar por te shërbimet kemi suficit, pra më shumë eksportojmë se sa importojmë shërbime falë rinisë që janë shumë të aftë, flasin më shumë se dy gjuhë të huaja dhe unë besoj se kemi shumë kapacitetet për të shfrytëzuar”, u shpreh Rafuna./eo

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika