Kurti diskuton me studentët mbi energjinë e gjelbër dhe tranzicionin ekonomik

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar nga Oslo për në Frankfurt këtë fundjavë, ku mëngjesin e sotëm u takua me studentë nga diaspora e Kosovës në Gjermani.

Në këtë takim, së bashku me zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, Kurti diskutoi me të pranishmit mbi progresin dhe zhvillimin e Kosovës dhe mbi politikat që qeveria ka ndërmarrë për përfshirjen dhe mbështetjen e të rinjve.

Gjatë bashkëbisedimit, kryeministri përmendi disa nga programet qeveritare që synojnë të përkrahin punësimin e të rinjve, siç janë programi “Praktikë në Qeveri” dhe platforma “SuperPuna.”

Ai theksoi nismat e ndërmarra për përfshirjen e diasporës, si hapja e Shkollës për Diplomaci të Diasporës dhe Programi për Diplomaci Qytetare, që ofrojnë mundësi për profesionistët dhe studentët e rinj të kontribuojnë në zhvillimin e vendit.

Një vëmendje e veçantë iu kushtua rëndësisë së ndërlidhjes së sistemit arsimor me nevojat ekonomike të Kosovës, përfshirë edhe synimin për arsim të lartë falas dhe mbështetje financiare për studentët. “Ofrimi i mundësive për të rinjtë dhe krijimi i kushteve të përshtatshme për ta është jetik për të tashmen dhe të ardhmen e vendit,” u shpreh Kurti.

Gjithashtu, gjatë takimit u diskutua për përpjekjet e qeverisë në nxitjen e rritjes ekonomike, përmirësimin e mjedisit të biznesit, investimet në energji dhe kalimin drejt energjisë së gjelbër.

Kurti përmendi organizimin e suksesshëm të ankandit të parë solar prej 100 MW dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të Kosovës me Shqipërinë në fushën e energjisë, arsimit, dhe organizimit të Lojërave Mesdhetare 2030.

Ky takim ofroi mundësinë për të dëgjuar nga afër eksperiencat dhe përvojat e studentëve të diasporës. Kryeministri i falënderoi ata për diskutimin e hapur, duke i uruar suksese në studime dhe duke theksuar rëndësinë e kontributit të tyre për vendin e origjinës.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika