Haradinaj në Deçan paralajmëron krijimin e ministrisë së kategorive të lirisë

Kandidati për kryeministër nga koalicioni AAK-Nisma-Konservatorët-E30, Ramush Haradinaj, kritikoi Qeverinë e Kurtit për mospresion ndaj Serbisë për të zbatuar marrëveshjet, duke theksuar rëndësinë e marrëdhënieve me SHBA-në dhe duke premtuar krijimin e ministrisë së kategorive të lirisë nëse fiton zgjedhjet e 9 shkurtit

Kandidati për kryeministër nga koalicioni AAK-Nisma-Konservatorët-E30, Ramush Haradinaj, ka kritikuar sot Qeverinë e kryeministrit Albin Kurti, se nuk po i bën presion Serbisë për t’i zbatuar marrëveshjet e nënshkruara në dialogun me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian në Bruksel.

Haradinaj në Kuvendin e pestë zgjedhor të OVL UÇK në Deçan, ka thënë se Kosova duhet të vazhdojë të ketë raporte më mira me SHBA-në si aleatin e saj historik.

Ai ka paralajmëruar se nëse merr besimin e popullit në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit do të krijojë edhe ministrinë e kategorive të lirisë.

“Në të kaluarën ka qenë e paraparë, çdo punë që e bëjmë ne për dialogun edhe Serbia ta bëjë dhe në fund të na njohë si shtet. Po e shihni çfarë stresi ka qenë qëkur ka ardhur Qeveria e Albinit, nuk po na trajtojnë shkaku i zgjidhjeve dhe  veprimeve të gabuara të tij dhe nuk e kanë në agjendë Serbinë të na njohë. Nuk po i bënë presion Vuçiqit t’i nënshkruajë marrëveshjet. Atëherë, ne po u themi amerikanëve, ne po duam të hyjmë në NATO, nuk e ndërlidhim me Serbinë, nuk po ua kërkojmë nënshkrimet e marrëveshjeve, nuk janë të gatshëm, vetëm me ju po dëshirojmë të kemi punë… Është mirë të fuqizojmë rininë. Do ta krijojmë ministrinë e kategorive të lirisë, e kanë edhe vendet e tjera, për t’iu rikujtuar të gjithëve sa është e rëndësishme është kjo temë. Nuk do të heqim dorë një ditë dhe do të ndërtojmë shtëpitë e UÇK-së”, ka thënë Haradinaj.

Kryetari i OVL UÇK në Deçan, Avdyl Mushkolaj bashkë me bashkëluftëtarët e tij kujton tash e 25 vjet rrugëtimin e tyre për krijimin e shtetit të Kosovës.

“Sot këtu kur jemi bashkë kujtojmë tash e 25 vjet rrugëtim. Secili që jemi këtu është historia e UÇK-së. 25 vite rrugëtim nuk ishin aspak të lehta, me plot sfida e sakrifica që na përcollën gjatë gjithë kësaj kohe, gjithmonë dolëm fitimtarë dhe besojmë qe edhe në të ardhmen kështu do të jete”, është shprehur Mushkolaj.

Ndryshe, gjatë ditës, kandidati për kryeministër nga koalicioni AAK-Nisma-Konservatorët-E30 Ramush Haradinaj ka marrë pjesë edhe në Kuvendin e pestë Zgjedhor të OVL UÇK në Pejë./KP

Shija e redaktorit

Trump emëron senatorin Marco Rubio për postin e sekretarit të...

Presidenti i zgjedhur Donald Trump njoftoi të mërkurën se ka emëruar senatorin republikan Marco Rubio për postin e sekretarit të Shtetit, në administratën e...

FSK-ja sot organizon Ditën e Vizitorëve, pjesëmarrëse edhe Osmani

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), këtë të martë, 12 nëntor, organizon Ditën e Vizitorëve, ku aty pritet të marrë pjesë edhe presidentja Vjosa...

“Dukagjini” do të promovojë në Tiranë librin “Ciceroni shqiptar i...

Panairi i 27-të i Librit në Tiranë po afrohet. Ashtu si çdo vit tjetër, do të marrë pjesë edhe shtëpia botuese “Dukagjini”, e cila...

Të fundit nga rubrika