Të paktën 40 të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

Sulmet ajrore izraelite në Gaza të dielën lanë mbi 40 të vrarë, përfshirë dhjetëra viktima nga një ndërtesë e shembur në Jabalia

Një shtëpi e dëmtuar nga një sulm izraelit është në rrënim, mes konfliktit të vazhdueshëm midis Izraelit dhe grupit islamik palestinez Hamas, në Rafah, në Rripin jugor të Gazës, 29 prill 2024. REUTERS

Të paktën 40 palestinezë kanë humbur jetën të dielën nga sulmet ajrore izraelite në Rripin e Gazës, njoftojnë zyrtarët palestinezë të shëndetësisë dhe Qendra Palestinezë për të Drejtat e Njeriut (PCHR).

Sipas PCHR-së, 24 persona u vranë në qytetin verior të Jabalias, kur një ndërtesë trekatëshe u shemb si pasojë e sulmit. Tridhjetë të tjerë u plagosën nga shtëpitë përreth, ndërsa ekipet e shpëtimit po punojnë për të nxjerrë të mbijetuarit nga rrënojat.

Ushtria izraelite ka deklaruar se sulmet synonin të neutralizonin “terroristët që kërcënonin trupat e Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF)”. Ndërkohë, në qytetin e Gazës, një tjetër sulm ajror në lagjen Sabra la të vdekur Wael Al-Khour, një zyrtar i mirëqenies, së bashku me gruan dhe fëmijët e tij.

Sipas Shoqatës palestineze të Gjysmëhënës së Kuqe, ekipe të saj dhe të Kryqit të Kuq evakuuan 20 pacientë nga spitali Al-Awda në Jabalia, për shkak të mungesës së ushqimit dhe furnizimeve mjekësore.

Gjendja në tri spitalet e rrethuara nga forcat izraelite në Jabalia mbetet kritike, ndërsa zyrtarët refuzojnë të largojnë pacientët pa kujdes.

Izraeli pretendon se grupi militant Hamas po shfrytëzon zonat civile për qëllime ushtarake, akuzë të cilën ky grup e mohon. Ndërkaq, krahu i armatosur i Hamasit ka bërë të ditur se ka vrarë 15 ushtarë izraelitë gjatë luftimeve të fundit në Beit Lahiya.

Operacionet e Shërbimit të Emergjencave Civile palestineze janë pezulluar për shkak të bllokadës izraelite në dy qytete dhe një kamp refugjatësh, ku luftimet po zhvillohen prej 5 tetorit.

Izraeli ka deklaruar se ka dërguar trupa ushtarake në këto zona për të luftuar militantët e Hamasit dhe për të parandaluar rigrupimin e tyre./ Reuters

Shija e redaktorit

Trump emëron senatorin Marco Rubio për postin e sekretarit të...

Presidenti i zgjedhur Donald Trump njoftoi të mërkurën se ka emëruar senatorin republikan Marco Rubio për postin e sekretarit të Shtetit, në administratën e...

FSK-ja sot organizon Ditën e Vizitorëve, pjesëmarrëse edhe Osmani

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), këtë të martë, 12 nëntor, organizon Ditën e Vizitorëve, ku aty pritet të marrë pjesë edhe presidentja Vjosa...

“Dukagjini” do të promovojë në Tiranë librin “Ciceroni shqiptar i...

Panairi i 27-të i Librit në Tiranë po afrohet. Ashtu si çdo vit tjetër, do të marrë pjesë edhe shtëpia botuese “Dukagjini”, e cila...

Të fundit nga rubrika