Ymeri për Lëvizjen Vetëvendosje: Nuk mund ta quash sukses marrëveshjen që deri tani e kanë konsideruar cenim të sovranitetit të Kosovës

Visar Ymeri, i ftuar në emisionin ‘’Debat Plus’’ me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, në diskutimin e arritjes së marrëveshjes së energjisë elektrike në veri, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje nuk mund të njëjtën marrëveshje sot ta paraqesë si një sukses të jashtëzakonshëm, e deri dje ta konsiderojë si një cenim të sovranitetit të Republikës së Kosovës

Visar Ymeri, analist

Është hapur diskutimi, sa i përket marrrëveshjes së energjisë elektrike në veri, marrëveshje e cila u arrit të martën e 21 qershorit në Bruksel, e prirë nga zëvendës kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi.

Visar Ymeri, analist i ftuar në emisionin ‘’Debat Plus’’ me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ku është pyetur për arritjen e marrëveshjes së sotme dhe qëndrimit përgjatë viteve të Lëvizjes Vetëvendosje, ai është përgjigjur duke thënë se nuk mundesh të njëjtën marrëveshje që sot ta prezantosh si një sukses të jashtëzakonshëm e deri dje ta konsiderosh si një cenim të sovranitetit të Republikës së Kosovës.

Visar Ymeri, analist

‘’Nuk mundesh të njëjtën marrëveshje sot ta paraqesësh si një sukses të jashtëzakonshëm e deri dje ta konsiderosh si cenim të sovranitetit të Republikës që nënkupton se atëherë i thoshin tradhti ndaj interesit të Republikës së Kosovës sepse asgjë nuk ka ndryshuar. Tash e kemi një situatë tjetër por nuk është se kemi një situatë tjetër në raport me marrëveshjen, me përjashtim të asaj që një pjesë e marrëveshjes tashmë është zbatuar dhe për atë nuk flitet pra, flitet vetëm për rregullimin e zbatimit në pjesën veriore’’, ka thënë Ymeri.

Ai ka shtuar se mendon që marrëveshja për energji e cenon sovranitetin e Republikës së Kosovës e cila bart disa rreziqe për të dhe e ka cilësuar si të papraueshme që sot përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje në qeveri të flasin për këtë marrëveshje thua ti po nënshkruhet për herë të parë.

Ndër të tjerash, Ymeri thekson se nuk normalizohet situata duke e zbatuar një ‘’marrëveshje të keqe’’ sipas Lëvizjes Vetëvendosje e cila e ka konsideruar kështu në vitin 2013, atëherë nënkuptohet se këta janë marrë vesh për ta zbatuar marrëveshjen që e cenon sovranitetin e Republikës së Kosovës.

Visar Ymeri, analist

‘’Vjen kryeministri i cili thotë se për shkak të qeverive tona parimore kemi ardhur deri te kjo marrëveshje, për ta zbatuar marrëveshjen të cilën vetë Lëvizja Vetëvendosje e ka konsideruar të dëmshme që cenon sovranitetin e Kosovës’’, ka thënë analisti.

Ndërsa, Ymeri sa i përket marrëveshjes së parë të nënshkruar në vitin 2013, ka thënë se reagimi i Lëvizjes Vetëvendosje ka qenë se kjo marrëveshje në njëfarë mënyre i krijon dy zona të furnizimit me energji elektrike, pra, zona e Kosovës dhe zona e veriut. Që atëherë, thuhej se mbetej pak a shumë nën kontrollin e Serbisë, për shkak të kompanisë, që në këtë marrëveshje është regjistruar si kompani që ofron shërbime distribuoimi ose furnizimin me energji elektrike, e cila është e pronësuar nga kompania serbe publike, në pronësi shtetërore në Serbi.

Gjithashtu, në çështjen se a ka ndryshim në këtë marrëveshje, Ymeri pohon se ka ndryshime jo vetëm në këtë marrëveshje, por në të gjitha marrëveshjet të cilat priten të zbatohen gjatë procesit të Brukselit.

Visar Ymeri, analist

‘’Ka ndryshim qartazi, dhe jo vetëm për këtë marrëveshje, por ka ndryshim edhe për të gjitha ato marrëveshje që eventualisht do të nënshkruhen ose dakordohen për t’i zbatuar gjatë procesit të Brukselit dhe në mënyrën se si po shkon e gjithë kjo, po vërehet ndryshimi shumë i qartë sepse ka pasur një angazhim goxha të madh të Lëvizjes Vetëvendosje’’, ka thënë Ymeri.

Ai shton se gjatë kohës në opozitë të Lëvizjës Vetëvendosje, kritikat më të mëdha kjo e fundit i ka pasur për dy marrëveshje, ajo e Telekomit dhe marrëveshja për energjinë elektrike.

Vlen të theksohet se në vitin 2013 ishte arritur marrëveshja e parë e energjisë elektrike e cila ishte çelës për anëtarësimin e Kosovës në rrjetin evropian të transmisionit për energji elektrike- ENTSO-e, e në atë kohë këtë marrëveshje Lëvizja Vetëvendosje gjatë qëndrimit si opozitë, e ka konsideruar si marrëveshje të keqe dhe cenuese për sovranitetin e Republikës së Kosovës.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika