Murati: Diçka që është shkatërruar për 20 vjet, s’mund të rregullohet në një mandat

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka deklaruar se Qeveria e Kosovës ka si synim të ulë importin, por theksoi se ky proces do të kërkojë kohë për t’u realizuar, duke pasur parasysh “gjendjen e trashëguar ekonomike”.

Ai ka theksuar se gjatë qeverisjeve të kaluara, shumë fabrika riprodhuese janë shitur për hekur, duke krijuar një pengesë të madhe për zhvillimin e kapaciteteve prodhuese vendore.

Murati ka theksuar se janë ndërmarrë disa masa për të mbështetur prodhuesit vendorë, duke përfshirë subvencionimin e kredive investuese dhe mbështetje për certifikim dhe pjesëmarrje në panaire.

Ministri gjithashtu gjatë seancës plenare të kuvendit, ka deklaruar se diçka që është shkatërruar brenda 20 vjetëve, nuk mund të ndreqet për një mandat.

“A është synim i qeverisë të ulet importi? Patjetër që po. Kemi bërë mbështetje, masa përmes ministrive duke mbështetur në certifikim e pjesëmarrje në panaire. Nuk mund të ulet importi në një ekonomi të trashëguar ku të gjitha fabrikat i keni shitur për skrap. Merr kohë derisa të rindërtohet kapaciteti. Deri atëherë, do të vazhdojmë të punojmë. Diçka që është shkatërruar për 20 vite, nuk mund të rregullohet brenda një mandati”, ka deklaruar Murati.

Ai ka potencuar se ka pasur dyfishim të eksportit gjatë këtij mandati.

“Vetëm një ish-kryeministër që nuk ka bërë asgjë mund të thotë se ndikimi është zero i shtesave për fëmijët. Nuk ndaj mendimin me ju që ndikimi i këtyre masave është zero. Pyetni ato gra për ndikimin. A e shohim sa investime kapitale keni bo ju nëse e përjashtoni autostradën… asnjë vit për mbi 200 milionë euro s’ka kaluar…Sa i përket rritjes ekonomike, më lejoni të them që përkundër sfidave globale, ekonomia asnjëherë nuk ka ra nën 4 për qind rritje. Për juve 4 për qind ka qenë mesatarja në kushte normale. Rritja 3-4 për qind që e keni pas ju është për shkak të deficitit”, ka deklaruar Murati.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika