Katër persona theren me thikë në tri rrugë të Ferizajit, arrestohet një 59-vjeçar

Qyteti i Ferizajt

Katër persona janë therë me thikë në tri rrugë të ndryshme në Ferizaj nga një person i moshës madhore.

Këtë e ka konfirmuar për Portalin Dukagjini, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli ku ka shtuar se dy nga të lënduarit janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor dhe në mesin e të lënduarave janë dy vajza në 18-vjeç.

Ndërsa, Drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Naser Syla ka konfirmuar se tre persona janë duke marrë ndihmën mjekësore ku ne mesin e tyre edhe një 10-vjeçar.

“Me datën 11.11.2024 rreth orës 15:40 jemi informuar se një person i moshës madhore,në rrugët, “Enver Topalli”, Halim Spahija” dhe “Ejup Statovci ” në rrethana ende të pasqaruara u ka shkaktuar lëndime të rënda trupore( therë me thikë) 4 persona kalimtarë të rastit , dy femra ( të moshave nën 18 vjeçe dhe dy meshkuj ( të moshave madhore, rreth 29-32 vjeçare). Të lënduarit për ndihmë mjekësore janë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj, e më pas për tretman të mëtutjeshëm mjekësor, 2 persona janë dërguar në QKUK – Prishtinë, ndërsa 2 të tjerë janë duke u trajtuar në Ferizaj”, ka thënë Veseli.

Ai ka bërë të ditur se i dyshuari për këtë rast E.M, 59 –vjeç është arrestuar dhe është shoqëruar në stacionin policor.

“Ekipe të shumta të policisë, pëfshirë, edhe Njësinë e Reagimit të Shpejtë kanë nisur kërkimin e personit të dyshuar. Pas një pune intenzive të kërkimit, rreth orës 16:40 kanë arritur që në rrugën ” Besim Rexhepi” në afërsi të qendrës tregtare ” Plus Market” të arrestojnë të dyshuarin E.S ( M/K) i moshës rreth 59 vjeçar, i cili nën masa të sigurisë është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj. Hetuesit dhe krimteknikët rajonal janë duke i ekzaminuar vendet e incidentit, ndërsa është gjetur edhe një mjet i mprehtë ( thikë) me të cilën dyshohet se është përdorur në rastet e sipër përmendura. Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit”, ka thënë Veseli.

Në lidhje me këtë është deklaruar familjari i vajzave të mitura që e pësuan në këtë rast.

Jeton Emini ka deklaruar se rreth orës 15:15 personi i moshuar ka therur me thikë vajzat e mitura që ishin mysafir tek ai.

Madje ai tha se therja në këtë rast u bë pikërisht para derës së shtëpisë së tij.

“Po iu shkruaj që të iu njoftoj që sot rreth 15:15, ka ndodh një akt kriminal nga një person i moshuar (rreth moshës 59 vjeq), i cili për arsye ende të panjohura i therr dy vajza të mitura (të cilat ishin musafir nga Podujeva tek axha im) dhe thjerrjen e bënë mu para derës së shtëpisë sime. Ky person më pas vazhdon dhe therr pak metra më larg edhe një person tjeter (mashkull rreth moshes 30 vjeq), gjithashtu sipas informaciove që kam marrë një tjeter therrje ka bërë në një zonë tjetër të qytetit.Pra, 4 therrje dhe ende nuk dihet motivi i saj, E vetmja gjë që mund t’iu informojë mometalisht që njëra nga vajzat është liruar për në shtëpi pas sherbimeve spitalore, ndërsa vajza tjeter dhe personi mashkull i moshës rreth të 30-ta janë duke u trajtuar në Prishtinë pasi gjendja e tyre është e rëndë”, ka shkruar Emini.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika