Hoxha: Luftimi i kontrabandës dhe formalizimi me vende pune janë kontribute në rritjen buxhetore

Analisti, Ylli Hoxha ka numëruar kontributet që kanë ndikuar në rritjen buxhetore në vitin 2025. Ai ka treguar se luftimi i kontrabandës me mallra dhe formalizimi i vendeve të punës janë dy kontribute që shihen si ndikim nga Qeveria Kurti në rritjen e buxhetit për vitin e ardhshëm, ku janë paraparë 3.6 miliardë euro.

“Luftimi i kontrabandës është si arritje e kësaj qeverie. I kontribuon rritjes buxhetore, është luftimi I kontrabandës, bllokimi I rrugëve kontrabandimit të mallrave. Ka qenë e vërtetë se mallrat nga Serbia kanë hyrë dhe veriu nuk ka qenë i kontrolluar nga autoritetet tona. Është reduktuar hyrja e mallrave të kontrabandave. E njëjta ka ndodh me fiskalizim të vendeve të punës. Nuk janë bërë 70 mijë vende, por janë formalizuar 70 mijë sosh. Janë të arritura të Qeverisë.  Nuk duhet të thuhet ashtu, por janë formalizuar kaq vende pune. Ka efekt buxhetor. 70 mijë vende pune, 35 milionë euro. Kontributet e tilla duhet saktë të dihen. Shkaku që rritja ka ndodhur shkaku I inflacionit të çmimeve dhe trendit të rritjes buxhetore. Shifrat dallojnë”, shtoi Hoxha.

Hoxha tha se do ndihet i lumtur nëse projekligji për buxhetin 2025 do të përfshinte ndonjë masë inkurajuese për studentët e Universitetit “Hasan Prishtina” dhe të krahasoheshin me vendet e studimeve qoftë Zagrep apo kudo tjetër në botë.

“Ka rëndësi që ndarja e buxhetit 2025 a e kanë si mision me u ofru Universiteti I Prishtinës me qenë në afërsi të Zagrepit. Një student i UP-së nuk është me faj, por është pa fat që nuk është në Serburn, a Jelë. Një kryeministër i Kosovës duhet mos me fjet natën për këso fate. Nuk duhet me u mburr me këto. Duhet një shqetësim i madh e I jashtëzakonshëm që UP-ja fund posit dhe Pisa jep rezultate”, tha ai.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika