Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka shprehur mirënjohjen e tij për veteranët e Ushtrisë Amerikane, duke ndarë momente të veçanta me Gjeneralin Timothy Orr, një mik i dëshmuar i Kosovës.
Haradinaj përmes një postimi në “Facebook” i ka uruar veteranët për ditën e tyre të veçantë.
“E kisha për nder që sot në Ditën e Veteranëve, bashkë me Gjeneral Gashin të ndaja momente me Gjeneralin Timothy Orr, një mik i dëshmuar i Kosovës. Përmes Gjeneralit Orr, i uroj të gjithë Veteranëve këtë ditë të veçantë dhe nga zemra i falënderoj për shërbimin! Zoti e bekoftë Kosovën dhe Amerikën”, ka thënë Haradinaj.