Festivali “Ditët e Shqiptarit” rikthehet me edicionin e dytë “Ditët e Nëntorit” në Gjakovë

Gjakova do të bëhet epiqendra e kulturës shqiptare me edicionin e parë të festivalit “Ditët e Nëntorit“, një festë unike që mban gjallë trashëgiminë tonë përmes muzikës, paneleve dhe traditave tona tradicionale.

Nga data 19 deri më 30 nëntor 2024, Teatri “Hadi Shehu” do të mirëpresë artistë të njohur nga Kosova, Shqipëria dhe më tej, me një program që nuk duhet humbur:

* Opera e Kosovës “Goca e Kaçanikut” – 19.11.2024, ora 19:00
* Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore të Shqipërisë – 23.11.2024, ora 19:00
* Saz’Iso – 28.11.2024, ora 20:30 * Gala Koncert me Solistë dhe Ansamble Vokale e Instrumentale – 29.11.2024, ora 20:30.

Veç performancave të jashtëzakonshme, festivali ofron edhe ushqime dhe pije tradicionale që përcjellin shpirtin shqiptar.

Të gjitha të ardhurat e biletave do të përdoren për të promovuar turizmin kulturor të Gjakovës.

Festivali organizohet nga Fondacioni për Gjakovën, i përkushtuar ndaj zhvillimit të kësaj komune të bukur si një destinacion turistik kulturor.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika