Trump pritet ta emërojë Marco Rubion si Sekretar të Shtetit

Donald Trump raportohet se do ta emërojë senatorin amerikan, Marco Rubio si Sekretar të Shtetit, një figurë e njohur si një "skifter i politikës së jashtme", veçanërisht ndaj Kinës dhe Iranit

Presidenti i sapozgjedhur amerikan, Donald Trump, dhe senatori i Floridas, Marco Rubio.

Presidenti i sapozgjedhur amerikan, Donald Trump, po planifikon të emërojë senatorin e Floridës, Marco Rubio, si Sekretar të Shtetit, sipas burimeve të CBS.

Rubio, një nga senatorët më të zëshëm për politikat e ashpra ndaj Kinës dhe Iranit, shihet si kandidati kryesor për këtë post, megjithëse Trump mund të ndryshojë vendimin në momentet e fundit.

Senatori Rubio ka qenë një kritik i vazhdueshëm i regjimeve të Kinës, Venezuelës dhe Kubës, duke ndihmuar në vënien e sanksioneve kundër tyre gjatë presidencës së parë të Trumpit.

Ai gjithashtu ka shprehur mbështetje të fortë për Izraelin, duke fajësuar plotësisht Hamasin për konfliktet në Gaza.

Edhe pse Rubio dikur e kritikonte ashpër Trumpin, madje mori pseudonimin “Marco i vogël” gjatë garës për nominimin republikan të 2016-ës, ai më pas shërbeu si këshilltar i brendshëm për politikën e jashtme në administratën Trump.

Tashmë, nën qeverisjen e re, Rubio mund të mbështesë synimet e Trumpit për të ulur tensionet me Rusinë dhe për të ushtruar presion ndaj Ukrainës për një marrëveshje, e cila mund ta mbajë atë jashtë NATO-s.

Në postin e Sekretarit të Shtetit, Rubio do të jetë zyrtari i dytë më i rëndësishëm në kabinetin e Trumpit, pas zëvendëspresidentit, duke përfaqësuar zërin kryesor të Amerikës në çështjet ndërkombëtare.

Po ashtu, raportohet se Trump pritet të emërojë përfaqësuesin Michael Waltz, një republikan nga Florida, për të shërbyer si këshilltar për sigurinë kombëtare, thanë dy burime të njohura me këtë çështje për CBS News, partneri amerikan i BBC-së.

Në këtë rol, Waltz do të shërbente si këshilltar kryesor i Shtëpisë së Bardhë për çështjet e sigurisë kombëtare dhe politikës së jashtme.

Zyrat e Waltz dhe Rubio nuk iu përgjigjën kërkesës së disa mediave për koment.

Shija e redaktorit

Panairi i Librit në Tiranë – Dukagjini me zbritje ditore...

Panairi i Librit ka hapur dyert në Tiranë, duke sjellë për lexuesit shqiptarë botime dhe oferta që e bëjnë këtë vit të veçantë. Në stendën...

Trump emëron senatorin Marco Rubio për postin e sekretarit të...

Presidenti i zgjedhur Donald Trump njoftoi të mërkurën se ka emëruar senatorin republikan Marco Rubio për postin e sekretarit të Shtetit, në administratën e...

FSK-ja sot organizon Ditën e Vizitorëve, pjesëmarrëse edhe Osmani

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), këtë të martë, 12 nëntor, organizon Ditën e Vizitorëve, ku aty pritet të marrë pjesë edhe presidentja Vjosa...

Të fundit nga rubrika