Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, raportohet se është duke u marrë në pyetje në Prokurorinë Speciale të Kosovës.
Siç raporton KosovaPress, ministrja Rizvanolli së bashku me avokatin e saj është parë teksa hynte në ndërtesën e prokurorisë.
Nuk dihen arsyet për këtë intervistim të Rizvanollit, megjithatë e njëjta ishte përmendur në disa mesazhe të ish-kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi.
Kujtojmë se Krasniqi akuzohet për keqpërdorim të detyrës dhe korrupsion.