Të jetosh me diabetin

Foto ilustrim

“Nuk kam dashtë me jetu”, kështu fillon rrëfimin D.K i cili qysh në moshë të hershme të fëmijërisë e kuptoi se është i diagnostikuar me diabet.

Për të, gjithcka në fillim dukej sikur është një sëmundje e thjeshtë, pasi ashtu e trajtuan edhe familja e tij, duke i lënë të kuptojë vogëlushit që nuk është dicka serioze, por e menaxhueshme.

Kureshtja për të ditur më shumë, shtysë për të cilën ishin edhe fjalët e familjarëve të tij “Ka mu bë mirë, inshaAllah sna e merr Zoti” e bënë që ai të kuptojë më shumë rreth sëmundjes, duke i dhënë bindjen vetes se po përballet me dicka shumë serioze.

“Kam hy e kam lexu shumë për këtë sëmundje, nuk jam ndje aspak mirë kur e kam pa se cka është e me cka jam duke u përballë une” vijon rrëfimin me lot në sy dhe me buzën që i dridhej gjatë gjithë kohës 17 vjeci.

“Kur i shifsha fotot, une s’mujsha, m’vijke me vjellë, s’dojsha me pa vetën duke përfundu ashtu” vazhdon rrëfimin duke fshirë lotët me mëngët e këmishës blu e cila filloi  të marr ngjyrë më të mbylltë nga vaji i tij.

Përkrahje për këtë sëmundje, që ta përballojë në mënyrë sa më të qetë kishte vetëm nga familja e tij, gjë të cilën e dëshiroi shumë ta kishte edhe nga shokët e tij, por që fatkeqësisht, dera për të nuk ishte e hapur.

“Jam ndje shumë i vetmum, kisha qef me pas një shok afër vetës e me fol me të, me i tregu qysh jam duke u ndje, ama ata kejt kanë qeshë me mu, më kanë thanë që jam i smutë, që smuj ma as me mësu”

Më e vështirë për voglushin atë botë bëhej e gjithë kjo sfidë me të cilin ai përballej kur i ndalohej të luante lojën e tij të preferuar që aq shumë e donte, e që vazhdon ta dojë edhe sot, por si tifoz.

“Unë normal, shkojsha cdo ditë te shkolla edhe te fusha për me lujt, qysh kam lujtë ma heret, edhe pse mu terrojke kanihere, amo une prap kisha qef me lujtë, shokt e mi kanë kesh me mu edhe nuk më lejshin me lujtë, më thojshin kqyrna ti, se ti smunesh as me vrapu”, vazhdon rrëfimin me një peng të madh të cilin nuk e jetoi në fëmijëri si gjithë të tjerët.

“Ruju se po të bie të fiktë, ti e ke sheqerin”, e bënte edhe më të rëndë fëmijërinë dhe ditët e tij, pasi që kjo frazë u shpeshtua shumë nga shokët e tij, si në bankën shkollore, ashtu edhe në fushën e lojës, të cilën tashmë detyrohej ta shihte vetëm i ulur në një qoshe, pasi që loja i pamundësohej, pak nga shendeti, e më shumë nga moshatarët e tij.

Përballja me ta në atë kohë, specifikisht në moshën 12 vjecarëe kur edhe e morri vesh që tashmë në trupin e tij ka dicka ndryshe prej tjerëve ishte e vështirë, qoftë në aspektin fizik, e më së shumti në aspektin psiqik.

“Valla shumë rëndë ka qenë për mu, s’disha as cka me bë, pernime u kon shumë e vështirë për mu edhe shumë e randë, s’dojsha as me jetu, ka pasë ditë që skam folë me askënd”.

Me kohën, kur edhe ai rritej, gjithcka u bë më e menaxhueshme dhe sot gëozn shëndet të plotë, duke qenë i angazhzuar në shumë aktivitete e duke ndjekur shkollimin sikurse të gjithë të tjerët.

“Sot është më ndryshe, sot kam përkrahje edhe prej shoqnisë, më rrijnë gati, ka prej atyne që nuk e dijnë, ama për ata që e dijnë janë shumë të kujdessshëm me mu edhe më rrijnë gati shumë” thotë ai me një buzëqeshje në fytyrë e me sy që i ndrisin nga lumturia që e përcjell tani.

Mes tjerash, ai ka edhe një mesazh për të gjithë të prekurit me diabet në moshë të hershme

“Mos u dorëzoni, ka me qenë e vështirë për krejt juve, ama ju mos u dorëzoni, gjithcka është e përballueshme, futjani vetës në kry që keni me tejkalu si sfidë edhe gjithcka ka me qenë në favorin e juj” thotë ai me një vetëbesim të madh që tashmë ka fituar pas shumë vitesh përballjeje me këtë sëmundje.

Por, çka është sëmundja e diabetit, si menaxhohet dhe çfarë duhet të kemi parasysh?

Endokrinologia Rreze Serhati na jep  më shumë detaje rreth kësaj sëmundje.

Serhati thotë se diabeti përfshin një grup të çrregullimeve të cilat ndikojnë në mënyrë se si organizmi e shfrytëzon glukozën.

“Karakterizohet nga niveli i lartë i glukozës në gjak, po ashtu shoqërohet me çrregullim të metabolizmit të yndyrave dhe proteinave”, shton doktoresha.

Mbi të gjitha ajo na njofton se shkak i sëmundjes së diabetit është defekti i sekretimit të insulinës, mosveprimi i insulinës, apo të dyjave bashkë ose mungesa e plotë e sekretimit të insulinës.

Insulina është një hormon që sekretohet nga pankreasi dhe ka për detyrë që glukozën ta fut brenda qelizave të cilat e shfrytëzojnë për energji.

“Kemi disa lloje të diabetit, por në përditshmërinë tonë më së shpeshti hasim në diabetin tip 1, diabetin tip 2 dhe diabetin gestacional (diabeti i shtatzënisë).

Ndër të tjera, endokrinologia Serhati jep disa informacione më të gjëra për llojet e diabetit.

Diabeti tip 1 që njihet edhe si diabeti juvenil është më i rrallë (5%) dhe zakonisht haset te fëmijët dhe të rinjtë. Në këtë rast pankreasi nuk prodhon insulinë, prandaj rritet glukoza në gjak. Nëse pacienti është diagnostikuar me diabet tip1 fillohet menjëherë me insulinë

Diabeti tip 2 është forma më e shpeshtë e diabetit (95% të rasteve). Në këtë rast ose nuk prodhohet mjaftueshëm insulinë ose qelizat janë insulinë rezistente dhe si rrjedhojë rritet glukoza në gjak. Ky lloj i diabetit zhvillohet tek të rriturit.

Diabeti gestacional është diabet i cili shfaqet vetëm te shtatzënat (tek gratë që përpara shtatzënisë nuk ishin diabetike)

Ndryshe, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë të ditur se bazuar në të dhënat nga “Analiza e gjendjes shëndetësore të popullatës dhe sistemit shëndetësor” (IKSHPK, Raporti i morbiditetit në Kosovë 2022), në vendin tonë gjatë  vitit 2022 janë regjistruar: 7302 raste të Diabetit të pavarur nga insulina (Diabeti Tip 2), prej të cilave: 2.827 raste i përkisnin gjinisë mashkullore dhe 4.475 raste gjinisë femërore.

Ndërsa, sa u përket rasteve të Diabetit të varur nga insulina (Diabeti Tip 1), janë regjistruar 2.455 raste, prej të cilave 1.011 raste të gjinisë mashkullore dhe 1.444 raste të gjinisë femërore.

“Këto të dhëna janë grumbulluar gjatë vitit 2022 në kuadër të raportimeve rreth sëmundjet kronike masovike jo ngjitëse (SJN), të njohura gjithashtu si sëmundje kronike, ndërkohë që analiza e radhës e gjendjes shëndetësore të popullatës do të përfshijë të dhënat nga viti 2023.

Përpos simptomave klasike si tharja e gojës, etje e shtuar, uri e tepruar, urinim i shpeshte kemi edhe simptoma jo tipike për diabetin që janë: ndryshimet në lëkurë si acanthosis nigricans (një njollë e kafe  që shfaqet në rrudha ose palosjet e lëkurës, si te pjesa e pasme e qafës, nën sqetull), periodontiti apo sëmundje e shpeshtë e mishit të dhëmbëve, infeksionet e shpeshta (urinare, infeksionet e lëkurës), lodhja, pamja e turbullt.

Shënim: Për shkak të kërkeses specifike të të intervistuarit dhe stigmatizimit të mundshëm, të dhënat personale dhe identiteti i D.K mbetet anonim.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika