Podujeva nga sot bëhet me objekt të ri të Urgjencës

Sot në Podujevë do të bëhet përurimi i objektit të ri të Urgjencës.

Pjesëmarrës në këtë ceremoni e cila nis nga ora 15:00, do të jetë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Komuna e Podujevës e cila drejtohet nga Shpejtim Bulliqi, njoftoi të marten se ky objekt është ndërtuar në bashkëpunim në mes të kësaj komune dhe Organizatës “Qatar Charity”, ku 600 mijë euro janë investuar nga Komuna, kurse 1.1 milionë euro nga kjo organizatë.

“Përveç Urgjencës, aty parashihet të ofrohen edhe shërbime tjera shëndetësore. Objekti gjendet skaj rrugës magjistrale Prishtinë-Podujevë, afër rrethrrotullimit të shqiponjës në hyrje të qytetit të Podujevës”, thuhet në njoftimin e Komunës së Podujevës

Shija e redaktorit

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Të fundit nga rubrika