Presidenti aktual i SHBA-ve, Joe Biden, do të mirëpres sot në Shtëpinë e Bardhë republikanin Donald Trump, pas fitores të tij në zgjedhjet presidenciale amerikane të 5 nëntorit.
Takimi në Zyrën Ovale është paraparë të zhvillohet në orën 11:00, sipas kohës lokale.
Para takimit me Bidenin, Trump është planifikuar që të takohet me udhëheqësit republikanë në Kongresin amerikan. Partia Republikane do të ketë kontrollin e Senatit dhe ka mundësi që të marrë edhe shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve.
Biden, 81-vjeçar, e ka thirrur Trumpin, 78-vjeçar, pas zgjedhjeve për ta uruar atë për fitoren dhe e ka ftuar në takim në Shtëpinë e Bardhë.