Aktori John Krasinski, mashkulli më seksi në botë sipas revistës “People”

Aktori i famshëm, John Krasinski është kurorëzuar si mashkulli më seksi, nga Revista People

Revista prestigjioze “People” e ka shpallur aktorin John Krasinski, si burrin më tërheqës për vitin 2024. Lajmi se Krasinski u kurorëzua më këtë titull, u bë i ditur në emisionin “The Late Night Show with Stephen Colbert”. 

Revista, ne llogarinë zyrtare në rrjetin social X (ish-Twitter), ka ndarë një fotografi të ballinës së revistës.

Pasi ka dhënë lajmin në emisionin e tij, Colbert me shaka u shpreh kinse i nervozuar që nuk e mori titullin në fjalë, ndërkohë që Krasinski e ngushëllonte.

“Është në rregull, nuk je ‘burri më tërheqës’ por kujt i intereson? Kush është? Përveç meje”, i ka thënë aktori.

Krasinski, i cili është aktor, shkrimtar dhe regjiso, është i martuar me aktoren Emily Blunt dhe baba i dy fëmijëve: Hazel, 10 dhe Violet, 8-vjeçe.

Krasinski është i njohur për rolin që ka luajtur në serialin e mirënjohur “The Office” për nëntë sezone. Ai gjithashtu, në vitin 2018 ka bërë regjinë dhe ka luajtur në filmin “A Quite Place”, përkrah gruas së tij, aktores Emily Blunt.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika