Komuna e Podujevës thotë se do ta ndihmojë financiarisht familjen e 12-vjeçares që u ther në Ferizaj

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka njoftuar se Podujeva do të ndihmojë financiarisht familjen e dy të lënduareve pas sulmit me thikë në Ferizaj të hënën e 11 nëntorit.

Bulliqi përmes një postimi në “Facebook” ka shkruar se dy prej katër të lënduarve janë nga Podujeva dhe kjo është arsyeja e mbulimit të shpenzimeve. Ai shtoi se gjendja e 12-vjeçares M.B ka filluar të stabilizohet dhe aktualisht është në Klinikën Intensive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës [QKUK].

Ai nuk tregoi se sa para do të ndahen për dy të miturat që vijnë nga kjo komunë.

“Sot në orët e hershme të mëngjesit në Klinikën Intenzive në QKUK e kam vizituar M.B. 12 vjeçare nga Podujeva, e cila së bashku me motrën e saj L.B 15 vjeçare para dy ditësh u përballën me një rast të rëndë në Ferizaj. Të dyja këto dhe dy persona tjerë u sulmuan me thikë nga një person tjetër, por nga të gjithë M.B. e kishte gjendjen më të rëndë. Për fat të mirë, gjendja e vajzës që ndodhet në Klinikën Intezive në QKUK ka filluar të stabilizohet. Motrat M.B. dhe L.B. i përkasin komunitetit ashkali dhe janë nga Podujeva. Për këtë rast sot do të nxjerr një vendim për të ofruar ndihmë financiare për mbulimin e shpenzimeve për familjen. Iu dëshiroj shërim të shpejtë të gjithë të lënduarve në këtë rast të rëndë! Uroj që rastet e tilla të mos përsëriten kurrë!”, ka shkruar Bulliqi.

Ndryshe, në Ferizaj të hënën ka ndodhur një sulm me mjete të mprehta, ku katër persona janë therë me thikë në tri rrugë të ndryshme në Ferizaj nga një person i moshës madhore.

Shija e redaktorit

Panairi i Librit në Tiranë – Dukagjini me zbritje ditore...

Panairi i Librit ka hapur dyert në Tiranë, duke sjellë për lexuesit shqiptarë botime dhe oferta që e bëjnë këtë vit të veçantë. Në stendën...

Trump emëron senatorin Marco Rubio për postin e sekretarit të...

Presidenti i zgjedhur Donald Trump njoftoi të mërkurën se ka emëruar senatorin republikan Marco Rubio për postin e sekretarit të Shtetit, në administratën e...

FSK-ja sot organizon Ditën e Vizitorëve, pjesëmarrëse edhe Osmani

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), këtë të martë, 12 nëntor, organizon Ditën e Vizitorëve, ku aty pritet të marrë pjesë edhe presidentja Vjosa...

Të fundit nga rubrika