Komisioni Qendror i Zgjedhjeve [KQZ] ka njoftuar se ka publikuar listën e qendrave të votimit për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 9 shkurt të 2025-s.
KQZ-ja përmes një njoftimi në uebfaqen zyrtare ka bërë me dije se numri i qendrave të votimit është 941, ku nga një qendër për komunë do të jetë për votim me kusht.
Gjithashtu, shtetasit me të drejtë vote mund ta mësojnë qendrën e votimit e tyre në platformën e KQZ-së.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se është publikuar lista e Qendrave të Votimit për Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025. Sipas vendimit të KQZ-së, numri i Qendrave të Votimit në 38 komuna të Republikës së Kosovës ku do të zhvillohet procesi i votimit është 941, prej të cilave 38, nga një e tillë për çdo komunë, do të shërbejnë vetëm për votimin me kusht”, thuhet në njoftim.