Ambasada britanike i ka dhuruar donacion Policisë së Kosovës katër dronë.
Policia e Kosovës ka njoftuar për këtë donacion përmes një postimi në “Facebook” ku ka shkruar se nga ky donacion do të i ndihmojë PK-së për identifikimin, gjurmimin, monitorimin dhe përcaktimin e vendndodhjes së automjeteve dhe personave të dyshimtë
“Zëvendësdrejtori i Policisë së Republikës së Kosovës Fehmi Hoti dhe ambasadori britanik në Kosovë z. Jonathan Hargreaves, në kuadër të partneritetit dhe bashkëpunimit, nënshkruan marrëveshje mbi pranim-dorëzimin e një donacioni mjaft të rëndësishëm për Policinë e Kosovës. Kjo marrëveshje ka të bëjë me dhurimin e katër dronëve, të cilët do të ndihmojnë njësitet policore në raste të ndryshme, si në identifikimin, gjurmimin, monitorimin dhe përcaktimin e vendndodhjes së automjeteve dhe personave të dyshimtë. Duke përdorur imazhërinë/rezolucionin e lartë dhe aftësitë termale të këtyre pajisjeve, mund të ndihmojnë njësitet policore në marrje të vendimeve të bazuara në informacion, fotografi, xhirime dhe imazhe/prova.
Policia thotë se pajisjet e specializuara do të luajnë rol jetësor në këtë institucion.
“Pajisjet e specializuara do të luajnë një rol jetësor në Polici të Kosovës, do të rrisin dhe do të profesionalizojnë edhe më tej punën e Policisë së Kosovës, në veçanti të njësiteve kufitare të cilat kujdesen për parandalim të krimit transkufitar, kontrabandës dhe migrimit të paligjshëm.”
PK ka falënderuar ambasadën e Britanisë për përkrahjen.