Presidenti i sapozgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka emëruar John Ratcliffe si drejtor të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA).
Ratcliffe, një figurë e njohur në politikën amerikane, ka lidhje të forta me komunitetin shqiptar në SHBA, të cilat kanë ngjallur reagime të ashpra në disa media serbe.
Një foto e Ratcliffe, ku ai shihet duke bërë simbolin e shqiponjës dykrenore me duar – simbol i identitetit kombëtar shqiptar – është cilësuar si “skandaloze” dhe “shokuese” nga disa tabloide serbe të lidhura me presidentin serb Aleksandër Vuçiq.
“Çfarë po bën Trumpi i zi”, thuhet në titullin e njërit prej tabloideve.
Veprimet e takimet e Ratcliffe ndër vite me shqiptarë në Amerikë – por edhe me zyrtarë nga Kosova e Shqipëria – gjatë ditës në tabloidet serbe janë interpretuar si qëndrime kundër shtetit serb.