Prokuroria kërkon paraburgim ndaj dy të dyshuarve për vrasjen në Gjilan

Prokuroria Themelore në Gjilan ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve V.S. dhe F.M., të cilët dyshohen se kanë kryer “Vrasje të rëndë” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve”

Prokuroria Themelore në Gjilan ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, në Gjykatën Themelore në Gjilan, ndaj të pandehurve V.S. dhe F.M., për shkak të dyshimit të veprave penale “Vrasja e rëndë’’ dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’.

Sipas kërkesës, ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit V.S. dhe F.M., me datën 7 nëntor 2024, rreth orës 13:55 minuta, në rrugën ,,Mërgimtarët e Gjilanit”, në Gjilan, kanë privuar nga jeta tani të ndjerin S.O., në atë mënyrë që pas marrëveshjes paraprake, e kanë përcjellë të njëjtin duke i’u vu pas me biçikleta, me ç’rast pasi i ndjeri ka dalë nga vetura, afrohen të pandehurit dhe nga afërsia i pandehuri V.S., gjuan një herë me armë në drejtim të tij në anën e majtë mbrapa shpinës, i cili për shkak të plagës ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ku më pas ikin në drejtim të panjohur.

Me këto veprime, të njëjtit në bashkëkryerje dyshohet se kanë kryer veprën penale “Vrasja e rëndë’’, të KPRK-së.

I pandehuri V.S., dyshohet edhe për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’, të KPRK-së, pasi  pa autorizim, ka mbajtur në pronësi armë zjarri, e cila është sekuestruar.

Të pandehurit me urdhër të prokurorit tashmë gjenden nën masën e ndalimit 48-orësh.

Shija e redaktorit

Panairi i Librit në Tiranë – Dukagjini me zbritje ditore...

Panairi i Librit ka hapur dyert në Tiranë, duke sjellë për lexuesit shqiptarë botime dhe oferta që e bëjnë këtë vit të veçantë. Në stendën...

Trump emëron senatorin Marco Rubio për postin e sekretarit të...

Presidenti i zgjedhur Donald Trump njoftoi të mërkurën se ka emëruar senatorin republikan Marco Rubio për postin e sekretarit të Shtetit, në administratën e...

FSK-ja sot organizon Ditën e Vizitorëve, pjesëmarrëse edhe Osmani

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), këtë të martë, 12 nëntor, organizon Ditën e Vizitorëve, ku aty pritet të marrë pjesë edhe presidentja Vjosa...

Të fundit nga rubrika