Tashmë i është caktuar masa e paraburgimit për një muaj, të dyshuarit për sulmin ndaj katër personave me thikë në Ferizaj.
Këtë e ka konfirmuar për Dukagjinin, avokati i caktuar sipas detyrës zyrtare, të dyshuarit.
Prokuroria ka njoftuar se ai po dyshohet për veprën penale “Vrasje e rëndë në tentativë”.
Sipas Prokurorisë, F.I. më 11 nëntor në orën 15:30 ka tentuar t’i privojë nga jeta dy të mitura që po ecnin rrugës duke i goditur me thikë në pjesë të shpatullave, e vepra është kryer me dashje për shkak se viktimat ishin pjesëtarë të komunitetit pakicë në Kosovë.
Motivi kryesor për kryerjen e këtij akti nga i dyshuari rreth 62-të vjeçar është “përkatësia etnike”, sipas Prokurorisë Themelore në Ferizaj.
Ndryshe, 62-vjeçari ka qenë më parë i dënuar për vrasjen e një gruaje.