Pjesë të kryeqytetit me reduktime deri në 8 orë, KEDS: Po punojmë

Pjesë të kryeqytetit por edhe vende të tjera po përballen me reduktime të gjata të energjisë elektrike. Në rrugën “Hoxhë Kadri Prishtina”, banorët kanë treguar për televizionin se reduktimet po arrijnë deri në 8 orë. Bizneset janë detyruar të ndërprenë veprimtaritë e tyre në shpresën se ankesat do t’iu adresohen. E nga KEDS, këtë e arsyetojnë me punimet e planifikuara e për të cilat, thonë se konsumatorët njoftohen paraprakisht

Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike (KEDS)

Ngrohja, përgatitja e ushqimit e mbarëvajtja e bizneseve janë vetëm disa nga nevojat që për t’u përmbushur, nevojitet energjia elektrike.

E megjithatë këtë banorët e lagjes “Hoxhë Kadri Prishtina” nuk po mund ta bëjnë si pasojë e reduktimeve të gjata të rrymës.

Vetëm një ditë më parë, banorët e kësaj lagjeje nuk patën rrymë për 8 orë.

E sipas tyre, kjo lagje po neglizhohet.

“Nuk ka pas rrymë deri në orën 16:00, e kanë ndalur diku në 8:00. Motra më tregoi se unë isha jashtë Kosove, më tha se gjithë ditën s’kishin pasur rrymë. Këtu ka probleme me gjithçka, kabllovik, ujë, rrymë. Nuk vjen askush ta kontrollojë, nuk po ju intereson. Kjo është lagje e mbrapambetur, ashtu po na konsiderojnë”, ka deklaruar Nazmi Ajeti, banor.

“Probleme kemi pasur se nuk kemi pasur pesë orë rrymë. U ndal, vike e u ndalke prapë. Dikur s’kishim probleme tash po. Më thanë se në lagjen tjetër ka pasur prishje. Biznes nuk kam por këta sigurt kanë pasur probeme, ne po kemi pa rrymë e lëre më bizneset”, ka theksuar Nazmi Ajeti, banor.

Para ditës së djeshme, reduktimet zgjasnin vetëm një deri në dy orë.

Lagjen e karakterizon prezenca e shumë bizneseve që veprimtaria u varet nga rryma e ndonëse nuk i thane publikisht, ankesat i patën të shumta.

Biznese të lokalizuara në këtë lagje i kanë thënë TV-së se janë detyruar të ndërpresin punën e tyre si shkak i mungesës së energjisë elektrike.

Por, nga KEDS-i këtë e arsyetojnë me punimet që janë duke u bërë.

“Nuk bëhet fjalë për reduktime, meqë KEDS nuk aplikon reduktime. Bëhet fjalë për punime të planifikuara në kuadër të planit investiv. Për të gjitha këto punime, konsumatorët që afektohen nga to, paraprakisht e gjejnë informatën në faqen zyrtare të KEDS-it, e cila shpërndahet nga mediat në baza ditore. KEDS-i i ka bërë të gjitha parapërgatitjet për dimrin që po hyjmë, si në mirëmbajtje ashtu dhe në mirëmbajtje preventive. Është punuar përgjatë tërë verës nëpër lokacione të ndryshme të Kosovës, gjithnjë duke u bazuar në raportet paraprake të ekipeve përkatëse se ku është e nevojshme për intervenim”, ka deklaruar Lulzim Kamberi, zëdhënës i KEDS-it.

Sa ka qenë ekipi i televizionit prezent në terren, ekipe të KEDS-it janë parë në lagje.

Televizioni ka pyetur edhe KEK-un për furnizimin me energji dhe problemet potenciale që mund të priten gjatë dimrit, por kjo koorporatë njëjti nuk ka kthyer përgjigje.

Pa energji elektrike këto ditë, kanë qenë edhe banorët në Fushën e Pajtimit e edhe banorët e Vragolisë.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika