Në Gjilan rreth orës 20:20 një i ri është therur me thikë sonte afër stacionit të autobusëve.
Viktima fillimisht është dërguar në qendrën emergjente të qytetit dhe më pas është dërguar në Prishtinë në Qendren Klinike Universitare të Kosovës(QKUK).
Për Dukagjinin lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
“Ju njoftojme se sot me datën 13.11.2024 rreth orës 20:20 kemi pranuar një informatë se në rrugë ‘Isa Boletini’ prapa stacionit të autobusve në qytetin e Gjilanit ka ndoodh një rast therje me thikë”.
“Njësitet policore kanë dalur në vendin e ngjarjes. Sipas hetimeve të para mësohe se viktime është i moshës 24 vjeqar i cili me urgjencë është dergu në qendrën emergjente këtu në Gjilan dhe më pas për shkak të lëndimeve dergohet në QKUK në Prishtinë për trajtim të mëtejmë. I dyshuari i këtij rasti i njohur për policinë është vënë në kërkim policor. Policia e Kosovës po punon intezivisht në zbardhjen e rrethanave të këtij rasti”, ka thënë zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.