Shala: Ushtrimi fushor “Ujku i Çeliktë” dëshmoi bashkëveprimin e njësive të FSK-së

Eksperti i Sigurisë, Drizan Shala ka folur për “Ujku i Çeliktë”, ushtrimin fushor të fundit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) ku është demostruar bashkëveprimi i njësive brenda regjimentit.

Ai ka thënë se në këtë ushtrim janë përdorur automjete të ndryshme dhe armatime të kalibrave të ndryshëm.

“Është përdor armatimi i cili është në dispozicion për njësitë përkatëse të këmbësorisë”, ka thënë ai.

Qëllimi i ushtrimit fushorë ka qenë neutralizimi i sulmit që vjen nga një pozicion i caktuar. Harmonizimi, komunikimi, koordinimi i veprimeve përkatëse në teren të nëjsive përkatëse në kuadër të këtij regjimenti”, është shprehur ai.

Shala tutje ka thënë se në këtë ushtrim FSK ka dëshmuar aftësitë e saj sepse ky regjiment ka pas të jetë pjesë e “Deffender 2024”.

“Ujku i Çeliktë” është realizuar nën mbikqyrjen e lartë të NATO-s ka thënë Shala.

Ai ka thënë se synimet janë që nën administratën Trump FSK të përfundoj fazën tranzitore dhe  të bëhet ushtri dhe gjithashtu të bëhet pjesë e NATO-s.

“Procedura politike është ajo si pengesë kryesore sepse proceduren administrative, ushtarake profesionale FSK-ja e ka të përmbyllur. Ne e kemi një fatë se sjemi sikur shtetet e tjera të jemi pjesë e Programit për Partneritet dhe Paqe për arsye se të gjitha shtetet të cilat janë në kuadër të programit për partneritet dhe paqe janë ato që kanë doktrinë sovjetike, kanë një doktrinë jo të NATO-s. FSK-ja e ka një të mirë që nga shpërbërja e UÇK-së në TMK dhe avancimi i saj në FSK në misionin e saj të parë dhe tani në të dytin… është e kompletuar sipas doktrinës amerikane dhe që ne mund të kalojmë me një hap të përshpejtuar drejt avancimit të këtij qëllimi që do të arrihet përmes administratës së presidentit Trump”, ka thënë Shala.

Shija e redaktorit

Panairi i Librit në Tiranë – Dukagjini me zbritje ditore...

Panairi i Librit ka hapur dyert në Tiranë, duke sjellë për lexuesit shqiptarë botime dhe oferta që e bëjnë këtë vit të veçantë. Në stendën...

Trump emëron senatorin Marco Rubio për postin e sekretarit të...

Presidenti i zgjedhur Donald Trump njoftoi të mërkurën se ka emëruar senatorin republikan Marco Rubio për postin e sekretarit të Shtetit, në administratën e...

FSK-ja sot organizon Ditën e Vizitorëve, pjesëmarrëse edhe Osmani

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), këtë të martë, 12 nëntor, organizon Ditën e Vizitorëve, ku aty pritet të marrë pjesë edhe presidentja Vjosa...

Të fundit nga rubrika