Rutte: NATO e din se çfarë dëshiron këtë dimër Putini

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte u ka kërkuar vendeve anëtare të NATO-s dhe partnerëve të tjerë perëndimorë që të dërgojnë më shumë ndihmë në Ukrainë me afrimin e dimrit.

Duke folur pas një takimi me presidentin letonez Edgars Rinkevics në bazën ushtarake Adazi, Rutte paralajmëroi se presidenti rus, Vladimir Putin do të “përdorte dimrin si armë”.

Rutte paralajmëroi se Rusia do të përpiqet të shkatërrojë sistemin elektrik të Ukrainës, shkruan YahooNews.

“Kjo është arsyeja pse ne të gjithë duhet të rrisim ndihmën për Ukrainën, duke përfshirë mbrojtjen ajrore, për të mbrojtur infrastrukturën kritike”, tha Rutte.

Anëtarët e NATO-s duhet gjithashtu të rrisin shpenzimet e tyre të mbrojtjes dhe të nxisin prodhimin e armëve.

Rutte dhe Rinkevics morën pjesë në stërvitjen e brigadës shumëkombëshe të NATO-s të stacionuar në Letoni, e cila po ushtrohej së bashku në gatishmëri të plotë për herë të parë.

Në stërvitjen “Resolute Warrior” morën pjesë gati 3500 ushtarë nga 13 vende të NATO-s.

Shija e redaktorit

Panairi i Librit në Tiranë – Dukagjini me zbritje ditore...

Panairi i Librit ka hapur dyert në Tiranë, duke sjellë për lexuesit shqiptarë botime dhe oferta që e bëjnë këtë vit të veçantë. Në stendën...

Trump emëron senatorin Marco Rubio për postin e sekretarit të...

Presidenti i zgjedhur Donald Trump njoftoi të mërkurën se ka emëruar senatorin republikan Marco Rubio për postin e sekretarit të Shtetit, në administratën e...

FSK-ja sot organizon Ditën e Vizitorëve, pjesëmarrëse edhe Osmani

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), këtë të martë, 12 nëntor, organizon Ditën e Vizitorëve, ku aty pritet të marrë pjesë edhe presidentja Vjosa...

Të fundit nga rubrika