Në Kuvendin e Kosovës, sot do të shqyrtohet nga katёr komisione tё ndryshme, projektligji mbi ndarjen buxhetore për Buxhetin 2025
Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë shqyrton projektligjin e lartcekur, nga ora 09:30.
Duke filluar gjysmë ore më vonë, e njëjta do të bëhet edhe nga Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport.
Nga ora 10:00, gjithashtu shqyrtimi i projektligjit do të bëhet edhe nga Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë.
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, shqyrtimin pritet ta bëjë nga ora 15:00./EO