Policia e Kosovës ka njoftuar se nga 15 nëntori shoferët duhet t’i vendosin pajisjet dimërore në veturat e tyre.
Në njoftim thuhet se pajisjet dimërore duhet t’i kenë nga data 15 nëntor deri më 15 mars.
“Apelojmë për të gjithë shoferët që të fillojnë përgatitjen e mjetit dhe të jenë të kujdesshëm gjatë këtij sezoni dimëror”, thuhet në njoftim.