Një grua ka informuar policinë se vajza e saj është zhdukur në Landovicë, Prizren.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, vajza është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.
“Fsh. Landovicë, Prizren 14.11.2024 – 12:00. Ankuesja femër kosovare, ka informuar se vajza e saj, viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.