Janë bërë tre muaj që kur punëtoret teknike të Kuvendit kanë hyrë në grevë, të cilat kërkesë kishin rritjen e pagës nga 250 euro në 550 euro.
Por, sot pas tre muajsh greve, punëtoret teknike janë zëvendësuar me punëtore të reja, e kjo pa paralajmërim.
Grevistet nuk janë lejuar as të hyjnë brenda kuvendit në mëngjes, por nënkryetarja Saranda Bogujevci ua hapi derën duke i ftuar brenda në takim.
Punëtoret teknike të Kuvendit në muajin e tretë të grevës
Ndërsa, të enjten e 14 nëntorit, Shefi i Kabinetit të Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Ilir Kërçeli në emisionin “Debat Plus”, lidhur me grevën e punëtoreve teknike ka thënë se prej disa javësh këto gra po keqpërdoren.
Kërçeli: Grevistet po keqpërdoren, për 20 vite askush nuk e ka trajtur këtë temë
Kuvendi ua ndalon hyrjen grevisteve thotë Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist