Sulmi ndaj KFOR-it, arrestohet i dyshuari serb

Ushtarët e Forcave të NATO-s në Kosovë (KFOR) përleshen me protestuesit lokalë serbë të Kosovës në Zveçan, 29 maj 2023, foto Reuters./ Foto nga arkivi

Sot në veri të Mitrovicës, është arrestuar një serb, i dyshimt për rastin e sulmit ndaj KFOR-it, më 29 maj të vitit 2023, ku mbetën rreth 90 ushtarë të lënduar.

Këtë e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Veton Elshani.

“Rreth orës 11 kemi asistu Krimet e Rënda të Prishtinës në arrestimin e një personi në Mitrovica Veri. I dyshimt për rastin e 29 Majit 2023 ku 93 ushtarë të KFOR-it ishin lënduar”, ka thënë Elshani për Dukagjinin.

Rreth 90 pjesëtarë të KFOR-it u lënduan gjatë protestave të dhunshme që ishin organizuar nga serbët, në komunën e Zveçanit gjatë muaji maj të vitit të kaluar, e që kundërshtonin futjen në objekte të kryetarë shqiptarë në komunat veriore të Kosovës.

Situata u përshkallëzua më 29 maj, kur serbët u përleshën me KFOR-in dhe mbi 100 persona u plagosën nga të dyja palët.

Shija e redaktorit

Panairi i Librit në Tiranë – Dukagjini me zbritje ditore...

Panairi i Librit ka hapur dyert në Tiranë, duke sjellë për lexuesit shqiptarë botime dhe oferta që e bëjnë këtë vit të veçantë. Në stendën...

Trump emëron senatorin Marco Rubio për postin e sekretarit të...

Presidenti i zgjedhur Donald Trump njoftoi të mërkurën se ka emëruar senatorin republikan Marco Rubio për postin e sekretarit të Shtetit, në administratën e...

FSK-ja sot organizon Ditën e Vizitorëve, pjesëmarrëse edhe Osmani

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), këtë të martë, 12 nëntor, organizon Ditën e Vizitorëve, ku aty pritet të marrë pjesë edhe presidentja Vjosa...

Të fundit nga rubrika