Mos zbatimin e Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese për Ligjin për Pagat/ Imeri: Një pjesë e stafit shëndetësor janë dëmtuar shumë

Tevide Imeri nga Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës(FSShK) në FIVE në RTV Dukagjini ka thënë se me mos zbatimin e Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese për Ligjin për Pagat një pjesë e stafit e veçanarisht stafit teknik janë dëmtuar.

“Punëtorët janë dëmtuar shumë, një pjesë e punëtorëve, unë po flas me përgjegjësi për punëtorët shëndetësor siç janë të stafit teknik sidomos me zbritjet të cilat janë duke vazhsuar akoma me zbritje të pagave. Ajo që ështtë më absurdja është se po i detyrojnë me i kthy ato mjete të cilat i kanë marrë”, ka thënë ajo.

Ajo ka thënë me Ligjin e Pagave kur u zbritën ato sidomos për stafin mbështetës.

“Pat një zbritje të pagave por nuk u ekzekutua menjëherë për shkak të problemeve, DMZP-ja si sektor apo si institucione thjesht nuk kanë ditur si me ju qas… ka pas një lloj konfuziteti edhe as ligji nuk ka qenë shumë i qartë se kush po fiton e kush po humbë në këtë rast. Me këtë rast, kur kanë filluar me i bë ndryshimet i kanë vazhdu pagat me i bë me të njëjtën pagesë, mas pesë muajsh e dikujt mas tre muajsh…edhe sot kemi jë grup të punëtorëve që ju kanë zbrit pagat të cilën e kanë marr më heret, p.sh. nëse një pagë ka qenë 550 euro atëhere, tash me zbritje ka ra në 300 ose 437 , e kam një rast konkret, ato shtesat tranzitore 550 kanë vazhdu me i mar, tashi e kanë heq atë pa i konsultu e pa e respektu  Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese dhe këtë shtesen që e ka marr nga një shkurti prej kur ka hy në fuqi Ligji i Pagave, i kanë detyru me i kthy muaj për muaj që do të thotë se e kanë rënduar gjendjen ekonomike edhe më tepër se që e kanë punëtorët…”, ka thënë Imeri.

Rrjedhimisht me këtë Imeri ka thënë se për gabime të qeverisë, me këtë rast po pësojnë e po i vuajn ato gabime pikërisht këta punëtorë ka thënë Imeri.

Shija e redaktorit

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Stane Gashi, nëna e UÇK-së

Nue Gashi dhe heroina, gruaja Stane Gashi, kishin 11 fëmijë, 3 vajza e 8 djemë. 3 prej djemve luftuan me armë në duar nën...

Panairi i Librit në Tiranë – Dukagjini me zbritje ditore...

Panairi i Librit ka hapur dyert në Tiranë, duke sjellë për lexuesit shqiptarë botime dhe oferta që e bëjnë këtë vit të veçantë. Në stendën...

Të fundit nga rubrika