Largohen nga përdorimi doracakët për edukimin seksual, MASHTI do t’i rishikojë

Pas shqetësimeve mbi përmbajtjen, MASHTI ka vendosur të bëjë rishikimin e doracakëve “Edukimi seksual dhe shëndeti riprodhues”, të miratuar në vitin 2020 e deri atëherë i ka larguar krejtësisht nga përdorimi. Por ndalimin e përdorimit të tyre në shkolla, disa Komuna veçse e kishin ndërmarr, njëra ndër to edhe Drejtoria e Arsimit në kryeqytet, Lipjani, Fushë Kosova, Vitia, Obiliqi

Pas bujës së madhe që bëri përdorimi i tyre në shkollat në Kosovë, MASHTI ka vendosur t’i largojë nga përdorimi doracakët “Edukimi seksual dhe shëndeti riprodhues”, të miratuar në vitin 2020.

Kjo pasi e njëjta, do formojë komision me ekspertë për t’i rishikuar ani pse thotë se nga viti 2019, nuk kishte pasur ankesa.

Për procesin e rishikimit Ministria do të formojë një komision me ekspertët më të kualifikuar në vend. Të ftuar do të jenë të gjitha palët relevante, përfshirë Këshillin e Prindërve të Kosovës. Ky proces do të kryhet në mënyrë profesionale, etike e transparente, dhe me tërë përkushtimin që kërkon ligji dhe detyra. Duke marrë parasysh shqetësimet e prindërve në adresë të Ministrisë, sqarojmë edhe një herë që nuk ka kurrikulë të veçantë për edukim seksual e as tekste shkollore ku fëmijët mësojnë për edukimin seksual. Edukimi seksual synon të pajisë fëmijët dhe të rinjtë me njohuri të bazuara në fakte shkencore rreth shëndetit seksual dhe riprodhues, dhe i ndihmon të kuptojnë ndryshimet trupore që ndodhin gjatë zhvilimit. Lidhur me doracakët për mësimdhënës, prej vitit 2019 janë trajnuar më shumë se 2500 mësimdhënës. Deri tani nuk ka pasur asnjë shqetësim nga asnjë palë, përfshirë ekspertët shëndetësorë, psikologët, mësimdhënësit, drejtorët e shkollave, Drejtoritë Komunale apo palë të tjera në lidhje me përmbajtjen e doracakëve. Pra, nga asnjë mësimdhënës nuk është ngritur kurrë më parë kjo temë.

Ky veprim vjen pas shqetësimeve të shprehura mbi përmbajtjen e doracakut dhe moshën se kur kjo do t’iu ligjërohej fëmijëve.

Por ndalimin e përdorimit të tyre në shkolla, disa Komuna veçse e kishin ndërmarrë, njëra ndër to edhe Drejtoria e Arsimit në kryeqytet, ani se ky doracak kishte kaluar në të paktën dy qeveri të tjera, përfshirë PDK-në dhe LDK-në.

Është e paprecedent, se si ky pushtet po keqtrajton familjen kosovare. Është skandaloze se si Ministrja në pushtet, në krye të të vetmit institucion përgjegjës për tekstet mësimore, ka aprovuar dhe ka promovuar material me përmbajtje perverse. Këto tekste në vend se të plasonin njohuri e diskutim bazik për edukimin seksual, kanë paraparë aktivitete në praktikë- prekje me fëmijë nën moshën adekuate. Kjo përmbajtje është jo vetëm e dëmshme, por edhe abuzuese me fëmijët.-Jehona Lushaku Sadriu, Drejtoreshë e DKA-së në Prishtinë.

Njësoj ka vepruar edhe Kryetari i Vitisë, Sokol Haliti.

Që nga nesër, do të marr vendim për mos aplikimin e përdorimit të Doracakëve ‘Edukimi Seksual dhe Shëndeti Riprodhues’ për nivelet 1-5, 6-9 dhe 10-12 në shkollat e Komunës së Vitisë. Ky vendim do të  merret pasi kemi shqyrtuar përmbajtjen e këtyre udhëzimeve dhe shqetësimet e ngritura nga përfaqësuesit e Komunës dhe nga prindërit, lidhur me përshtatshmërinë e aktiviteteve dhe materialeve të propozuara. Ne besojmë se përmbajtja e këtyre doracakëve nuk është e përshtatshme për fëmijët dhe nxënësit tanë dhe mund të ndikojë negativisht në zhvillimin e tyre të shëndetshëm. Kjo është një masë që do të ndërmerret me qëllim mbrojtjen e interesave dhe mirëqenies së nxënësve tanë, si dhe për të siguruar që edukimi të jetë në përputhje me vlerat dhe normat tona.Sokol Haliti, Kryetari i Vitisë.

Njësoj ka vepruar edhe Komuna e Fushë Kosovës, Skenderajt, Lipjanit dhe Obiliqit.

Përpos rishikimit, MASHTI ka njoftuar se mësimdhënësit dhe prindërit se doracakët do të largohen nga përdorimi dhe nga faqja zyrtare e saj, deri në përfundim të rishikimit nga komisioni me ekspertët.

Shija e redaktorit

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Stane Gashi, nëna e UÇK-së

Nue Gashi dhe heroina, gruaja Stane Gashi, kishin 11 fëmijë, 3 vajza e 8 djemë. 3 prej djemve luftuan me armë në duar nën...

Panairi i Librit në Tiranë – Dukagjini me zbritje ditore...

Panairi i Librit ka hapur dyert në Tiranë, duke sjellë për lexuesit shqiptarë botime dhe oferta që e bëjnë këtë vit të veçantë. Në stendën...

Të fundit nga rubrika