Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese “Dukagjini”

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka bërë promovimin e dy librave të psikologut Fitim Uka, në Panairin e Librit në Tiranë. Rëndësia e këtyre dy librave u vlerësua si e madhe nga psikologë të tjerë pjesëmarrës në panair. E, gjatë ditës së nesërme Dukagjini do të zhvillojë edhe aktivitete të tjera

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut, Fitim Uka.

“Teoria dhe psikoterapia e kohezionit te brendshëm” dhe “N’Kohë për veten”, janë  titujt e këtyre librave që pasqyrojnë realitetin e psikologjisë.

Autori Uka tregoi më shumë për fillet e librit.

“Në esencë konceptualizimi ka fillu nga vitit 2018, por vetëm në vitin 2022 kemi dal me librin e parë që është Teoria dhe psikoterapia e kohezionit te brendshëm kështu në psikologji ka një element tjetër për të cilën po besoj që në psikologji ka mungu një debat i mirfillt dhe është nënvlerësu dhe është neglizhu që është elementi i kohës”, ka thënë Fitim Uka – Psikolog.

Pjesëmarrës si panelistë në këtë promovim ishin edhe psikologë të tjerë, të cilët theksuan rëndësinë e këtyre veprave për përmirësimin e shëndetit mendor.

“Teoria dhe psikoerapia e kohezionit te brendshëm  të sfidon që ti të fiullosh dhe të fokusohesh tek vetja jote dhe të mësoni një farë forme të jesh i përqendruar tek vetja nuk është gabim”, ka thënë Renisa Beqiri.

“Në fakt kur kemi nisur rrugëtimin me Fitimin dhe Kolegët tanë, kemi filluar me disa dsikutime online dhe për të qenë të sinqertë nuk e menduam se ky rrugëtimi do ishte kaq i suksesshëm, dy libra që kemi sot janë padyishm një vlerë e akademisë shqiptare, dhe trojeve shqiptare”, ka thënë Tana Aliaj.

Shtëpia botuese “Dukagjini” flet për interesim të konsiderueshëm të lexuesve për këta dy libra.

“Librat pra janë promovuar më herët por vazhdojnë të jenë çdo herë në panairet, ku shtëpia Botuese Dukagjini merr pjesë, edhe në këtë panair këta libra janë pjesë e stendës sonë dhe janë gjithashtu me zbritje për të cilët libra ka goxha interesim”, ka thënë Liridona Bytyçi Shtëpia Botuese Dukagjini.

Gjatë së enjtes, shtëpia botuese “Dukagjini” do të promovojë në panair edhe dy lektyra shkollore.

Shija e redaktorit

Stane Gashi, nëna e UÇK-së

Nue Gashi dhe heroina, gruaja Stane Gashi, kishin 11 fëmijë, 3 vajza e 8 djemë. 3 prej djemve luftuan me armë në duar nën...

Panairi i Librit në Tiranë – Dukagjini me zbritje ditore...

Panairi i Librit ka hapur dyert në Tiranë, duke sjellë për lexuesit shqiptarë botime dhe oferta që e bëjnë këtë vit të veçantë. Në stendën...

Trump emëron senatorin Marco Rubio për postin e sekretarit të...

Presidenti i zgjedhur Donald Trump njoftoi të mërkurën se ka emëruar senatorin republikan Marco Rubio për postin e sekretarit të Shtetit, në administratën e...

Të fundit nga rubrika