Kosova po luan ndaj Rumanisë në ndeshjen e parafundit të Ligës së Kombeve.
Në “Arena Nationala”, pjesa e parë u mbyll pa gola, mirëpo me shumë raste për kombëtaren dardane.
Muharrem Jashari ishte më aktivi në sulmin e Kosovës, duke pasur tri raste të mira shënimi, por që nuk arriti të gjejë cakun e duhur.
Por, rastet më të mirë i shpërdoruan Edon Zhegrova dhe Vedat Muriqi, që nuk arritën të shënojnë pas gabimit të portierit Nita.
Për Rumaninë, rastin më të mirë e pati kapiteni Nicolae Stanciu, i cili e goditi transversalën.