Gjyqtari kryesor i ndeshjes, Rumani-Kosovë, Morten Krogh e ka përfunduar zyrtarisht atë pasi lojtarët dardanë nuk dolën në fushë për shkak të sigurisë së ulët në “Arena Nationala”.
Pas më shumë se një ore pritjesh, Franco Foda refuzoi ta nxirrte ekipin në fushë, pasi nuk pati siguri nga huliganët rumunë, që hodhën gjësende të forta e u futën në fushë dhe bënë thirrje: “Serbia, Serbia” dhe “Kosova është Serbi”.
Ndeshja nuk vazhdon, Kosova nuk del ne fushë
Ndeshja mes Rumanisë dhe Kosovës pas ndërprerjes, nuk do të vazhdojë.
Kjo është bërë e ditur pasi që lojtarët e Kosovës nuk kanë pranuar të dalin në fushë pas thirrjeve raciste të tifozëve rumun.
Thirrje raciste nga tifozët rumunë: Ndërpritet ndeshja Rumani – Kosovë
Është ndërprerë ndeshja mes Rumanisë dhe Kosovës, me tifozët rumunë që po bëjnë thirrje raciste ndaj lojtarëve të Kosovës.
Tifozët vendas janë futur në fushë, kanë hedhur edhe ulëse të stadiumit dhe kanë brohoritur: “Kosova është Serbi”.
Situata u tensionua kur njëri nga lojtarët rumun sulmoi kapitenin e Kosovës, Rrahmani.
Dardanët janë mysafir të rumunëve në ndeshjen e xhiros së pestë të Grupit 2 në Ligën C të Ligës së Kombeve.
Ky takim është paraparë të zhvillohet në stadiumin “Arena Nacionale” në Bukuresht, me fillim nga ora 20:45.
Për djelmoshat e Franco Fodas kjo ndeshje është shumë e vlefshme pasi vetëm fitorja do t’i mbante në garë për pozitën e parë në grup.
Dukagjini do t’ju mbajë të informuar minutë pas minute për çdo gjë rreth kësaj përballje e cila tashmë është ndërpre.