67 kandidatë kanë kaluar me suksese testin nga fusha penale dhe civile të mbajtur në Akademinë Kosovare për Siguri Publike për 21 pozita për gjyqtarë rinj, ndërkaq 50 prej tyre nuk e kanë kaluar testin.
Pas përfundimit të testimit, Komision vlerësues brenda 5 ditësh ka përfunduar me vlerësimin e testeve dhe tashmë ka bërë publike listën e kandidatëve, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Ndryshe, testit me shkrim në të dy fushat i janë nënshtruar 117 kandidatë.Pas përfundimit të kësaj faze, kandidatët e suksesshëm pritet t’i nënshtrohen intervistës me gojë.Lista e publikuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës për kandidatët e suksesshëm dhe të atyre që nuk e kanë kaluar testin me shkrim.