Zelensky kritikon kancelarin gjerman për telefonatën me Putinin

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka dhënë kritika për telefonatën mes kancelarit gjerman dhe presidentit rus duke thënë se ai hapi “kutinë e Pandorës” me Putinin e se kjo çon vetëm në minimin e përpjekjeve për ta izoluar liderin e Rusisë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka dhënë kritika për telefonatën mes kancelarit gjerman dhe presidentit rus duke thënë se ai hapi “kutinë e Pandorës” me Putinin e se kjo çon vetëm në minimin e përpjekjeve për ta izoluar liderin e Rusisë.

“Kjo është ajo që ka dashur Putini: është jashtëzakonisht e rëndësishme për të që të dobësohet izolimi i tij, izolimi i Rusisë, dhe të ketë negociata normale që nuk do të përfundojë me asgjë”, ka thënë Zelensky për thirrjen e kancelarit Olaf Scholz.

Biseda e së premtes ishte hera e parë që Scholzi ka folur me Putinin në dy vjet. Scholzi i bëri thirrje Putinit që t’i tërheqë forcat e tij nga Ukraina dhe të fillojë bisedimet me Kievin për t’i hapur rrugë një paqeje të qëndrueshme.

Kremlini ka thënë se biseda u bë me kërkesën e Berlinit dhe se Putini i ka thënë Scholzit se çfarëdo marrëveshje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë duhet t’i marrë parasysh interesat e sigurisë së Rusisë dhe të reflektojë mbi “realitetet e reja territoriale”.

Shija e redaktorit

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Stane Gashi, nëna e UÇK-së

Nue Gashi dhe heroina, gruaja Stane Gashi, kishin 11 fëmijë, 3 vajza e 8 djemë. 3 prej djemve luftuan me armë në duar nën...

Panairi i Librit në Tiranë – Dukagjini me zbritje ditore...

Panairi i Librit ka hapur dyert në Tiranë, duke sjellë për lexuesit shqiptarë botime dhe oferta që e bëjnë këtë vit të veçantë. Në stendën...

Të fundit nga rubrika