Opozita ka akuzuar ministrin e Bujqësisë, Faton Peci, se ka ndarë grante për vëllain e deputetes së LVV-së, Fitore Pacolli. Në mesin e reagimeve, ishte edhe deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, e cila ka akuzuar Ministrinë e Bujqësisë, se ka refuzuar të mbështesë projektet e “Kooperativës Bujqësore Krusha”, të Fahrije Hotit, dhe se ka vendosur të subvencionojë projektin e vëllait të deputetes së LVV-së, Fitore Pacolli,
Por, pas këtyre akuzave, ka reaguar Blerim Pacolli, vëllai i deputetes i cili iu ka kundërpërgjigjur deputetes, Blerta Deliu-Kodra duke thënë se ka vite që merret me vite, dhe se nuk qëndrojnë akuzat.
“Deri sot çdo gjë që e kam investuar në Kosovë, e kam bërë me financa të mia të cilat i kam përfituar duke punuar me djersë në Londër përgjatë 30 viteve në mërgim. Unë kam investuar në Kosovë sepse kam vendosur që bashkë me familjen të kthehem dhe kam punësuar punëtorë duke ndihmuar banorë të zonave ku kam edhe investimet”, ka shkruar ai.
“Unë Blerim Pacolli, kam vite që merrem me bujqësi në Kosovë dhe dje emri im është lakuar nëpër portale kinse unë paskam fituar grantin vetëm pse jam vëllau i Fitore Pacollit. Këtë veprimtari unë e kam filluar vite më herët, para se Fitorja të inkuadrohet në politikë. Unë kam kultivuar me vite grurë dhe aronia për të cilat edhe kam përfituar subvencione në Komunën e Prishtinës ashtu siç kanë përfituar fermerët tjerë. Pastaj e kam zgjeruar investimin në kultivimin e dhive malore për të vazhduar me lopë qumështore. Deri sot çdo gjë që e kam investuar në Kosovë, e kam bërë me financa të mia të cilat i kam përfituar duke punuar me djersë në Londër përgjatë 30 viteve në mërgim. Unë kam investuar në Kosovë sepse kam vendosur që bashkë me familjen të kthehem dhe kam punësuar punëtorë duke ndihmuar banorë të zonave ku kam edhe investimet”, ka shkruar Pacolli..